Si ndryshon PL pas Konventës, Meta bëhet president i partisë, Xhixho numri 2

28 Prill 2024 | 14:43

Me mbylljen e Konventës së djeshme, Partia Lirisë tashmë mund ta konsiderojë të përmbyllur edhe procesin e riorganizimit të saj që nisi në muajt e parë të këtij viti dhe fillon të bëhet gati për zgjedhjet e 2025.

Në shpalljen e rezultateve të votimit të djeshëm, pa asnjë surprizë Ilir Meta mori 691 vota nga 727 delegatë që votuan, ndërsa 27 shkuan në mbështetje të kandidatit Faik Basha.

E për ironi të fatit, një nga votat pro për Metën që të bëhej president i partisë, ishte edhe ajo që hodhi Monika Kryemadhi e cila është targetuar si një nga shkaktaret e dobësimit të partisë.

Mbështetje thuajse absolute mori edhe Erisa Xhixho në kandidimin e saj për zv.presidente të Partisë së Lirisë përballë dy kandidateve të tjera që garuan në Konventë.

Me ndryshimet e bëra në statut tashmë nuk mund të ketë më vend për Monika Kryemadhi në kryesinë dhe strukturat e larta drejtuese të Partisë së Lirisë. Por gjithashtu u bën edhe disa ndryshime të tjera që synojnë për ta rikthyer këtë parti kompetitive në zgjedhjet e ardhshme dhe me rol përcaktues në arenën politike.

Një tjetër moment pikant gjatë Konventës ishte edhe pranimi i propozimit të Monika Kryemadhit për financimin e grave, me aprovimin e Ilir Metës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik

Pas barazimit 1-1 ndaj BATE Borisov në ndeshjen e parë të turit të parë kualifikues të UEFA Conference League, AF Elbasani ka prezantuar zyrtarisht përgatitësin...
22:29 | 10/07/2026

Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores

Sulmuesi i krahut Kristi Bespallov ka nisur një etapë të re në karrierë, pasi është në provë te klubi çek Karvina, ndërsa për të ka...
22:23 | 10/07/2026

“PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, foli për pjesëmarrjen e delegacionit shqiptar në mbledhjen e Komitetit të...
22:10 | 10/07/2026