Si po shkojnë gjërat në kryeqytet në krahasim me 5 vjet më parë?
Sa i përket sondazhit që Barometri ka kryer për pyetjen si po shkojnë gjërat në përgjithësi në Bashkinë e Tiranës, rezultati ka treguar se:
7.1 % e kryeqytetasve mendojnë që gjërat po shkojnë shumë më mirë. 46.9 % mendojnë se gjërat po shkojnë më mirë. 28.5 % mendojnë se gjërat po shkojnë njësoj. 13.8 % mendojnë se po shkojnë më keq ndërssa 2.1 % e kryeqytetasve mendojnë që gjëra po shkojnë shumë më keq.
Sa i përket se si po shkojnë gjërat në Shqipëri, gjetjet e Barometrit tregojnë se; 32.2 % mendojnë se gjërat po shkojnë mirë, ndërkohë që 39 % e kryeqytetasve mendojnë që gjërat po shkojnë keq. Ndërsa 28% e tyre mendojnë që gjërat nuk po shkojnë as mirë as keq.
Shumica e atyre që mendojnë se gjërat po shkojnë mirë janë të grupmoshës 25-34 vjeç me 37.1 %, ndërkohë që ata që mendojnë se gjërat po shkojnë shumë keq janë 45-54 vjeçarët me 46.5 %.
Megjithatë kur krahasojnë se si po shkojnë gjërat në Shqipëri krahasuar me Tiranën, 54 % e kryeqytetasve mendojnë se po shkojnë më mirë. 28.5 % e tyre mendojnë që gjërat po shkojnë keq ndërsa 15.9% e kryeqytetasve mendojnë që gjërat po shkojnë shumë më keq.
Qytetarët janë pyetur se si po shkojnë gjerat në Tiranë krahasuar me 5 vite më parë. Gjetjet e Barometrit tregojnë se 18.5% e kryeqytetasve mendojnë se gjërat po shkojnë më mirë ndërsa 48.8 % e tyre mendojnë që gjërat po shkojnë më keq.
Kryeqytetasit janë pyetur gjithashtu edhe se sa të kënaqur janë me jetesën në lagjen ku banojnë. Sipas sondazhit, 58 % e kryeqytetasve janë të kënaqur me jetesën në lagjet ku banojnë ndërsa 41.6 % e tyre janë të pakënaqur për lagjen ku banojnë.
Sa i përket jetesës në zonën ku banojnë krahasuar me 5 vite më parë, 57.8 % e kryeqytetasve mendojnë që gjërat kanë shkuar më mirë. 31. 9 % e tyre mendojnë që gjërat po shkojnë më keq ndërsa 10.3 % e tyre mendojnë që gjërat nuk kanë ndryshuar.
Të pyetur se si ka ndikuar puna e bërë në zonat ku banojnë, 46.6% e kryeqytetasve mendojnë që ajo ka ndikuar për mirë në cilësinë e jetës. 33.7% e tyre mendojnë që puna e bërë nuk ka ndikuar në përmirësimin e cilësisë së jetesës ndërsa 18.6% e kryeqytetasve mendojnë se nuk është bërë asnjë punë.
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 14:35 Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)
- 14:14 Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje
- 13:17 Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
- 12:58 Reforma territoriale, Berisha: Rama po bën gjithçka për konfrontim, ftoj qytetarët të protestojnë për këtë çështje
- 12:44 “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu: Kredi deri në 2 milionë euro për bizneset
- 12:23 Dy akademikë kinezë marrin për herë të parë çmimin më të lartë në matematikë për zgjidhjen e problemeve shekullore

