Si renditen liderët e politikës shqiptare? Kush kryeson tek të vjetrit e të rinjtë
Në mënyrë të përmbledhur lidhur me mendimin pozitiv për liderët e partive kryesore në vend, në krye të listës është Edi Rama me (48.4%) e të intervistuarve nga Barometri që kanë shprehur mendim pozitiv për të, ndjekur nga Sali Berisha me (25.6%), më pas Lulzim Basha (13%) dhe në fund të renditjes Ilir Meta me (7.3%).
Renditja sipas mendimit negativ për liderët e partive kryesore në vend është e përmbysur. Në krye të listës për mendimin negativ është Ilir Meta (88.5%) e të intervistuarve, Lulzim Basha (82.5%), më pas Sali Berisha (70.3%) dhe në fund Edi Rama (47.3%) e të intervistuarve.
Lidhur me mendimin pozitiv për liderët e subjekteve dhe lëvizjeve të reja politike, renditja e tyre kryesohet nga Adriatik Lapaj, (40.8%) e të intervistuarve kanë mendim pozitiv për të. Më pas Agron Shehaj (30.2%), Arlind Qori (23.8%) dhe në fund Endri Shabani me (19.6%) e të intervistuarve që kanë mendim pozitiv për të.
Renditjen e mendimit negativ për liderët e subjekteve të reja e kryeson Endri Shabani me (33.1%), më pas Agron Shehaj (31.4%), Arlind Qori (29.1%) dhe në fund të renditjes për mendimin negativ është Adriatik Lapaj me (26.9%).

LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 10:01 Gjyqi “Partizani”, ish-ministri Oketa paraqitet në Gjykatën e Posaçme për të dëshmuar (VIDEO)
- 09:56 Rreth 10.2 milionë persona, Irani organizoi edhe në vitin 1989 një funeral masiv për udhëheqësin e tij suprem
- 09:41 Guterres: Inovacioni ka nevojë për parmakë mbrojtës. Nëse IA do të jetë e fuqishme, ajo duhet të qeveriset
- 09:32 Skandali ndërkombëtar, zbulohet nga Europol rrjeti i burrave që drogonin gratë e tyre e më pas i dhunonin
- 09:32 FBI: Kemi sekuestruar mbi 600 dronë që fluturonin mbi stadiumet ku zhvilloheshin ndeshjet e Kupës së Botës
- 09:18 Real Madrid përforcon mbrojtjen, nënshkruan me Denzel Dumfries