“Si thanë, vdiq Luli, vetëm unë s’e besova” – Rama ironizon Lulzim Bashën

17 Mars 2025 | 12:21

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Facebook, ku i përgjigjet kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Me një ton të mbushur me ironi, Rama nuk ka kursyer batutat ndaj ish-rivalit të tij për postin e kryeministrit.

Në fjalën e tij, Rama i kujton Bashës disa nga gafat që ky i fundit ka bërë gjatë periudhës së udhëheqjes së PD, madje edhe lajmin e rremë që qarkulloi kohë më parë mbi vdekjen e Lulzim Bashës.

Kryeministri kujton gjithashtu periudhën e protestave të vitit 2017, kur demokratët, me në krye Bashën, organizuan një grevë përpara Kryeministrisë, duke ngritur një çadër ku kërkonin largimin e qeverisë dhe krijimin e një qeverie teknike për realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Në video, Rama thotë:
“Duke shkuar rrugës për Fier, dhe më vjen kjo video nga Luli: ‘O Rama kishe pyt për mua ee?’ Po mor Lul, si mos pyes për ty, na thave sytë mor zotni! Po si thanë vdiq Luli, vetëm unë nuk e besova se e di që ti je pavdekshëm. Stres zero, gjumi, top, 7 herë 7 po 42 e se luan topi. Ku ka mor vdekje që të afrohet ty, vetëm kur dole dhe the ‘jam gjallë’, thashë mos po rren tani… I ndeza motorët aa… I madh je, po shyqyr mor Lul dhe bravo euroatlantikëve që s’të kanë lënë vetëm, se misioni yt për të më larguar mua duhet të vazhdojë, plus që kush vjen me ty fiton, edhe kur humb fiton. Prandaj forca!’

Ai vazhdon:
“Po ktu ku më ke lënë Lul, sipër çadrës tënde, e ça kohe ishte… Ti poshtë meje duke kënduar himnin kombëtar, dhe unë që punoja lart me zërin tënd në sfond. Pastaj marrëveshja për të dalë krah për krah nga çadra, me ballin lart, flokët si gjithmonë pikë dhe me atë xhepin tënd plot mesazhe…”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

Në një përgjigje ndaj batutave të kryesocialistit, Lulzim Basha zgjodhi gjithashtu një ton ironik, duke i kërkuar të sqarojë ku i ka shokët që ka qeverisur.

“Bashkë me Koalicionin Euroatlantik jam në listën e hapur, o Ram. Po ti, ku je? Ke thënë që do jesh në listën e hapur. Nuk ishe as në Tiranë, as në Shkodër, as në Vlorë, as në Durrës, as në Fier. Po ku po fshihesh, mor Ram? Ke gjithë shtetin në dispozicion dhe vetë futesh në listë të mbyllur. Frika të bën keq, për gjumin, ti e di vetë! Po më përgjigj, ku i ke shokët? E di që ata janë në këngën e Unikatilit, ku të kanë mbetur shokët? Ku i ke meritat, Ram? Sa bëjnë 7×7, Ram, 313 aty ku ke shokët!” – thotë Basha në videon e publikuar në rrjetet sociale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026