Si trajtohen sëmundjet e rralla në Shqipëri?
Rasti i një vajze 37–38 vjeçare nga Vlora që vuan nga sëmundja e elefantizmit, ka marrë vëmendje të veçantë nga mediat dhe rrejtet sociale në Shqipëri.
Kjo sëmundje është një gjendje e vështirë fizike, ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë ka vendosur në dispozicion të gjithë strukturën e saj, përfshi spitalin e Vlorës për t’i ofruar një shërbim më të specializuar kësaj vajze.
Të ftuara në emisionin SOT për të folur më specifikisht për këtë çështje ishin Dorina Shema, prind i një fëmije me një sëmundje të rrallë dhe Aida Bushati, mjeke.
Zonja Bushati tha se sëmundjet e rralla i identifikojnë te të gjitha moshat. Ajo tha se edhe pse quhen “të rralla” si sëmundje, numri është i lartë kur mendohet se sa barrën që mbartë te familja.
“Rreth 60 apo 70% vijnë me çrregullime të sistemit nervor. Përmes projekteve te ndryshme realizojmë analiza te ndryshme gjenetike”, tha zonja Bushati.
Në lidhje direkte në emision ishte edhe doktor Genc Sulçebe, i cili foli për i cili tha se duhet të krijohet lidhje laboratorike me vendet e tjera të cilat janë të specializuara për llojet e sëmundjeve.
“Pesha e tyre(sëmundjeve të rralla) është shumë e lartë. Thuhet se rreth 300 milionë në botë janë me sëmundje të tilla të rralla, të cilët 80% janë sëmundje gjenetike. Në qoftë se ne e krahasojmë këtë shifër me COVID-in e tanishëm, e kemi 400 milionë me këtë virus”, tha zoti Sulçebe.
Ai shtoi se një nga arsyet pse nuk shërohen këto sëmundje është se nuk i jepet rëndësia e duhur.
Fakte për sëmundjet e rralla:
- Në Evropë, një sëmundje quhet e rrallë kur prek 1 në 2000 persona
- Sot njihen rreth 7000 sëmundje të rralla, të cilave iu shtohen edhe 300 tumore të rralla
- Në Evropë janë prekur mbi 30 milionë persona, ndërsa në gjithë botën numërohen 350 milionë.
LEXONI GJITHASHTU:
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës
- 17:12 Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik
- 17:11 Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore