Si u inskenua zhdukja e biznesmenit italian, dyshohet se kockat në makinë i përkasin një personi të zhvarrosur
Kockat e gjetura në automjetin e djegur në Pukë ku dyshohej se humbi jetën biznesmeni italian, Davide Pecorelli i përkasin një personi rreth 40-50 vjeç. Është kjo përgjigjja e analizimit të mbetjeve kockore të gjetura në makinën tip ‘Skoda’ të shkrumbuar në janar në Pukë.
Në dosjen e plotë hetimore të siguruar nga Euronews Albania, thuhet se këto mbetje janë dërguar jashtë vendit për ekspertim të thelluar dhe pritet identifikimi i tyre.
Sipas burimeve nuk përjashtohet as mundësia që biznesmeni Pecorelli të ketë marrë mbetje kockore nga varri i ndonjë personi të vdekur për të inskenuar zhdukjen e tij. Mbi këto dyshime, prokuroria e Pukës pritet të ngrejë 2 akuza për biznesmenin italian të gjetur pak ditë më parë, pas 8 muajsh, në zonën e Toskanës.
Konkretisht për ‘Shkatërrim të pronës me zjarr’ dhe ‘Dëmtim varresh’. Për të vënë në jetë planin e tij të ‘zhdukjes’ hetuesit kanë dyshime se Pecorelli është ndihmuar edhe nga persona të tjerë jo vetëm për djegien e makinës të marrë me qira, por dhe për daljen nga Shqipëria përmes pikës doganore të ‘Hanit të Hotit’.
E gjithë kjo skemë e ngritur nga biznesmeni italian dyshohet të jetë bërë për të shmangur borxhet dhe me qëllim përfitimin e siguracioneve. Krahas akuzave të ngritura tashmë nga prokuroria e Pukës, Davide Pecorelli rrezikon të procedohet edhe nga autoritetet italiane për falsifikim të dokumenteve identifikuese të cilat i përdorte gjatë kohës që fshihej në Itali.
LEXONI GJITHASHTU:
- Zhdukja e biznesmenit italian, hetuesit arrijnë të zbërthejnë GPS-in
- Gjendet i gjallë biznesmeni italian që dyshohej se ishte djegur brenda automjetit të tij në Pukë
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër