Si u zbulua kokaina në Portin e Durrësit, Unpublished rindërton skenën e kapjes së dy ngarkesave

15 Prill 2021 | 20:16

Pasi ankorohen anijet bëhet shkarkimi i kontenierëve dhe të gjithë kontenierët që vijnë me mallra nga vendet e Amerikës Latine veçohen për tu dërguar në skaner. Në rastin konkret kontenieri është futur për skanim me datë 09.04.2021 dhe pas skanimit është shfaqur me alert me shenjën e “kuqe”, që do te thotë që do te kryhet kontrolli fizik i kontenierit për tu bindur nëse ka të fshehur apo jo lëndë narkotike. Pasi u mor në ruajtje nga shërbimet e policisë së portit të Durrësit, me datë 10.04.2021, u ngrit komisioni për kontrollin e kontenierit me oficerë të policisë së Durrësit dhe drejtorisë rajonale të kufirit dhe migracionit si dhe nga njësia Antidrogë.

Më pas në prani të administratorit është bërë shkarkimi i ngarkesës së bananeve. Ndërsa vazhdohej me shkarkimin e ngarkesës së bananeve specialistët e kontrollit fizik të kontejnerëve, ndërsa ngjiteshin mbi kontenierë evidentuan ndërhyrje ne pjesën e sipërme ku llamarina ishte e punuar dhe e rivendosur përsëri në gjendjen e mëparshme. Pas hapjes me leva, u vu re që llamarina ishte lehtësisht e shkëputshme nga trupi i kontenierit. Në bazamentin e kontenierit specialistët gjetën të vendosura 120 pako kokainë të renditura në rreshta.

Në dy vitet e fundit në portin e Durrësit janë kapur mbi 900 kilogramë kokainë. Kjo ka bërë që të shtohen dyshimet se trafikantët kanë lidhje me njerëz të brendshëm në port, që iu mundësojnë kalimin e ngarkesës apo shkarkimin e saj para se të kalojë në skaner.

“Kjo është një çështje shumë e rëndësishme, pasi ka sasira të konsiderueshme të lëndëve narkotike të cilat kalojnë nëpër portet shqiptare dhe që duhet të jenë të monitoruara. Natyrisht të gjithë janë përgjegjës për lejimin e këtij trafikimi, por ajo që mua më shqetëson është fakti i orientimit të kokainës drejt portit të Durrësit. Pra cilat janë shkaqet që 3-4 vitet e fundit kemi një transport masiv kokaine nga vendet e Amerikës Latine drejt Durrësit dhe sa janë të afta autoritete tona për të monitoruar të gjitha pikat doganore dhe për të kapur dhe asgjësuar lëndën narkotike,” – shprehet ish-prokurori Besnik Muçi për dokumentarin Unpublished në Euronews Albania.

Ish Prokurori Besnik Muçi ngre dhe një shqetësim tjetër nëse janë kapur apo jo të gjitha sasitë e lëndëve narkotike që futen në Shqipëri.

“Ajo që mendoj se është shqetësuese për gjithsecilin është kjo: A janë kapur të gjitha sasitë e lëndëve narkotike që futen në Shqipëri. Pra ka një parim në hetimin e krimeve, që thuhet që vetëm 1/10 e sasive narkotike që qarkullojnë mund të kapen edhe nga agjencitë më të zgjuara ligjzbatuese. Mendoni të jetë kapur vetëm 1/10-ta e sasisë së kokainës që hyn në Shqipëri, çfarë sasie më shumë i bie të ketë hyrë,” – tregon ish prokurori Besnik Muçi për Unpublished në Euronews Albania.

Çmimet e kokainës zakonisht në vendin tonë variojnë nga 32.000 deri në 36.000 euro për një kg kokainë të pastër, ndërsa në vende të tjera evropiane çmimi luhatet sipas shteteve nga 35.000 deri në 39.000 euro për një kg kokainë.

Lexoni gjithashtu:

Trafiku i kokainës hap dhjetëra kompani të reja për importin e frutave ekzotike nga Amerika Latine

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sondazhi i Euronews Albania gjen me saktësi rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit

Për të tretën herë radhazi, Barometri në Euronews, Datacentrum dhe kompania MRB kanë parashikuar rezultatin e zgjedhjeve. Ky parashikim edhe këtë herë ka qenë në...
20:07 | 19/05/2023

Tregu i punës në Shqipëri, pse po largohen të rinjtë? l Unpublished

Sipas INSTAT, në Shqipëri, në vitin 2021 llogaritej se kishte 2 milionë e 362 mijë individë në moshë për punë. Të punësuar prej tyre ishin...
13:47 | 11/06/2022

Bashkitë 55 milionë euro borxhe të akumuluara, 2 në prag falimenti

15 nga 61 bashki të vendit janë zhytur në borxhe, ndërsa dy prej tyre janë në prag falimenti. Pra, 25% e pushtetit vendor nuk ka...
20:47 | 27/05/2022