Si u zbulua ryshfeti te Hipoteka, hetimi i SPAK nisi për shitblerje votash për 25 prillin
Hetimi që zbuloi korrupsionin në Kadastrën e Tiranës, fillimisht kishte nisur për shitblerje votash. Në dosjen e siguruar nga Euronews Albania theksohet se nga seksioni për hetimin e korrupsionit në policinë e Tiranës ishin grumbulluar të dhëna për përfshirjen e disa personave në ofrimin dhe dhënien e vlerave monetare për të votuar në mbështetje të një subjekti politik, duke synuar ndikimin në rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare në qarkun e Tiranës të datës 25 prill 2021.
Më pas, nga përgjimet e disa numrave celularë u zbulua ndikimi në Kadastër për të nxjerrë certifikata pronësie kundrejt vlerave monetare. Në dosje evidentohen të paktën 5 praktika, ku sipas përgjimeve janë paguar shuma që variojnë nga 200 euro deri në 2 milionë lek të vjetra.
Krahas 3 qytetarëve dhe 3 sekserëve që ndikonin në mënyrë të vazhdueshme për përshpejtimin e procedurave të marrjes së shërbimeve kadastrale, Gjykata e Posaçme la në fuqi edhe pezullimin nga detyra të një punonjësi të hipotekës.
Në përgjimet e SPAK që Euronews Albania disponon dalin emrat e personave të arrestuar nga policia pak ditë më parë, teksa flitet për pazare lidhur me një certifikatë toke dhe dokumente pronësie.
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër