Siguria e Altin Dumanit! Dy javë pas vendimit të KLP, Garda nuk shton efektivët

15 Shkurt 2026 | 12:44

Megjithëse kanë kaluar më shumë se dy javë nga vendimi i Komisionit të Mbrojtjes pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë për rritjen e masave të sigurisë, Garda e Republikës nuk ka shtuar numrin e efektivëve për mbrojtjen e Altin Dumani.

Burime nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) bëjnë me dije për Euronews Albania se numri i truprojave që shoqërojnë dhe ruajnë ish-drejtuesin e këtij institucioni vijon të mbetet i njëjtë, pavarësisht se Komisioni i Mbrojtjes pranë Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka pranuar kërkesën e kreut aktual të SPAK, Klodian Braho, për rritjen e nivelit të sigurisë fizike.

Sipas burimeve, ndryshe nga Garda e Republikës, Policia e Shtetit i është përgjigjur kërkesave të SPAK për eskortim sa herë që kjo ka qenë e nevojshme.

Përgjigjja e Gardës: Informacioni është “sekret shtetëror”.

Garda e Republikës refuzoi të japë detaje mbi masat konkrete të sigurisë, duke argumentuar se të dhënat mbi organikën dhe numrin e efektivëve për shoqërimin e personaliteteve të larta janë të klasifikuara në nivel “sekret shtetëror”.

Në përgjigjen zyrtare drejtuar gazetarit të Euronews Albania, Eni Ferhati, Garda thekson se:

Organika e Gardës, që përmban numrin e punonjësve të sigurisë për grupet e shoqërimit të personaliteteve, është dokument i klasifikuar, bazuar në Vendimin nr. 1, datë 17.11.2021 të Ministrit të Brendshëm.

Sipas ligjit nr. 10/2023 “Për informacionin e klasifikuar”, ky informacion nuk është i aksesueshëm për publikun.

Eskortat ndërtohen mbi bazën e analizës së riskut dhe faktorëve të parashikuar në VKM nr. 777, datë 15.12.2021.

Shoqërimi i z. Dumani kryhet në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore, si dhe me organikën e miratuar me urdhër të Ministrit të Brendshëm.

Pyetjet e drejtuara Gardës

Përmes një kërkese për informacion, Euronews Albania i ka adresuar Gardës këto pyetje:

1.A është shtuar numri i efektivëve për sigurinë e z. Dumani pas vendimit të Komisionit të Mbrojtjes pranë KLP? Nëse po, sa efektivë shtesë janë caktuar?

2.Cili është numri aktual i efektivëve që sigurojnë mbrojtjen e z. Dumani dhe familjarëve të tij, para dhe pas vendimit të Komisionit të Mbrojtjes?

Vendimi i Komisionit të Mbrojtjes

Në fund të janarit, Komisioni i Mbrojtjes pranë KLP vendosi rritjen e masave të sigurisë për ish-drejtuesin e SPAK dhe disa prokurorë të tjerë, për shkak të çështjeve komplekse dhe me ndikim të lartë publik që ata kanë trajtuar ndër vite.

Kërkesa për shtimin e sigurisë, e paraqitur nga kreu aktual i SPAK, Klodian Braho, u pranua nga Komisioni, pasi ishte e mbështetur në analizën përkatëse të riskut. Megjithatë, sipas burimeve nga SPAK, në terren nuk ka ende një ndryshim konkret në numrin e efektivëve që sigurojnë mbrojtjen e Altin Dumanit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident fatal në Korçë, 62-vjeçari humb jetën pas rrëzimit në shtëpinë e motrës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në qytetin e Korçës, ku një 62-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike pas...
20:09 | 18/07/2026

Dita e 49-të e protestës, qytetarët nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë (VIDEO)

Protesta qytetare në Tiranë shënon sot ditën e 49-të të saj. Si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej”, ku më pas kanë...
19:33 | 18/07/2026

Atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, gjendet një motor i braktisur buzë detit. Dyshohet se u përket autorëve

Ditën e sotme, në qytetin e Sarandës policia ka gjetur një motor të braktisur buzë detit, i cili dyshohet se u përket autorëve të atentatit...
18:01 | 18/07/2026