Sigurimi i banesave, Edvin Libohova: Shqiptarët nuk e kanë si kulturë, ana financiare nuk është faktor
Tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar nxori në pah edhe mungesën e sigurimit të banesave.
Për këtë çështje, Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës të Siguruesve të Shqipërisë, z. Edvin Libohova u shpreh për Euronews Albania se shqiptarët nuk e kanë si kulturë që të sigurojnë banesat e tyre.
“Në radhë të parë do të thosha që arsyeja kryesore e nivelit të ulët të sigurimit të pronave, kryesisht banesa është më tepër një mungesë kulture. Duke ardhur nga një sistem totalitar ku çdo gjë e mbulonte shteti ne jemi prezent të një mentaliteti dhe bëjmë atë gjë që është e detyrueshme, sigurojmë makinën se marrin gjobë ose na i bllokon policia.
Ndërkohë sigurimi i banesës është shumë më i rëndësishëm se sigurimi i një automjeti lihet në dorë të situatës. Nëse ti shkon në bankë për të marrë një kredi dhe banka të detyron ta sigurosh e siguron. Përndryshe është një numër shumë i vogël vullnetar që sigurojnë banesat. Nuk e kemi kulturën e nevojshme për të bërë këtë sigurim. Ndërsa sa përket anës financiare nuk është kryesor faktori ekonomik sepse sigurimi i një banese kushton shumë pak po të marrin parasysh vlerën që ajo mbulon”, tha ai.
Sipas tij procesi i sigurimit të banesave është një proces i thjeshtë dhe çdo shtëpi sigurohet në bazë të një vlerësimi.
“Është një proces shumë i thjeshtë. Dikush që duhet të sigurojë banesën duhet të paraqitet në kompaninë e sigurimit, i kërkohen dokumentet e pronësisë së banesës, pra merret ana e konstruktit të banesës, pra vlerësohet banesë dhe mbi bazën e vlerës sigurohet. Mund ta sigurosh 100% ose më pak. Ne kemi 8 shoqëri sigurimi dhe në çdo cep të Shqipërisë t’i mund të sigurohesh. Është një proces i thjeshtë”, tha ai më tej.
Sa i përket pronave të cilat kanë probleme ligjore apo banesave që janë në proces legalizimi z.Libohova tha se mund të gjendet e një zgjidhje për sigurimin e tyre.
“Normal do të ishte që ata të ishin pronar, por kam përshtypjen që mund të gjendjet zgjidhja e tyre. Nëse janë në proces legalizimi, dhe pjesa më e madhe janë legalizuar, nuk mund të flasim për tokën që ka probleme. Nuk do të jetë kjo pengesa për të bërë sigurimin e këtyre banesave”, përfundoi ai.
Lexoni gjithashtu:
Sigurimet e banesave të shqiptarëve një vit pas tërmetit në 26 nëntor 2019
Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut
Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë afati deri në 31 korrik
Borova kujton një nga masakrat më të rënda të Luftës së Dytë Botërore
- 20:42 Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut
- 20:33 Kupa e Botës 2026, ankesa e Belgjikës për Balogun refuzohet si “e papranueshme”
- 20:28 Komisioni Evropian mbështet hapjen e një grupkapitulli të ri për Serbinë
- 20:06 Rutte: Aleatët e NATO-s në rrugën e duhur për t’u barazuar me SHBA-në në shpenzimet për mbrojtje
- 19:51 Sot dita e 37-të e protestës, qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë
- 19:43 Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë afati deri në 31 korrik