Sigurimi i pronës nga tërmeti, ankohet Shoqata e Siguruesve: Përfshini edhe privatin

5 Shtator 2023 | 13:08

Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë nuk bie plotësisht dakord me ligjin që detyron qytetarët t’i  sigurojnë banesat nga tërmetet. Ankesat dhe rezervat që ka për të, Shoqata ia ka përcjellë, Minstrisë së Financave në një letër të hapur.

Në parim, Shoqata shprehet në favor të nismës për miratimin e një ligji, por kundërshton modelin që propozohet për këtë lloj sigurimi.

Projektligji i hedhur për konsultim publik nga Ministria e Financave parashikon një skemë tërësisht shtetërore të sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet.

Por, sipas siguruesve, një model të tillë nuk e ndjek asnjë prej vendeve të Europës. Edhe në Turqi apo Rumani, të marra si referencë në relacionin shpjegues të projektligjit, skema nuk është tërësisht shtetërore, pasi përfshin shoqëritë private të sigurimeve si palë në shitjen e këtij produkti.

Gjithashtu, sipas siguruesve, skema e sigurimit e propozuar sjell kosto të shtuara dhe të pajustifikuara ndaj qytetarëve.

Ata argumentojnë se shoqëritë e sigurimit që operojnë në treg, kanë ekspertizën, burimet njerëzore dhe infrastrukturën e nevojshme për ofrimin e produkteve të sigurimit. Sipas tyre, krijimi i një enti apo shoqërie të re shtetërore, do të sillte shpenzime të mëdha për ti ngritur nga e para këto kapacitete, shpenzime këto që në fund do ti transferohen qytetarëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026