Siguroi kushte për vrasjen e Dumanit, jepet masa e sigurisë për Arben Lamçjan

26 Gusht 2024 | 10:25

Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e “Arrestit në burg” për Arben Lamçjan, i ekstraduar disa ditë më parë nga Kosova.

Lamçja, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe sipas SPAK është vrasës me pagesë, i njohur si një nga ushtarët e besuar të vëllezërve Franc e Hajdar Çopja.

50-vjeçari u arrestua më 4 gusht në Kosovë për llogari të një vendimi të Gjykatës së Posaçme që caktoi ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg ne mungesë”. Sipas SPAK pas goditjes së bandës së vëllezërve Çopja, u zbulua se Arben Lamçja gjatë periudhës tetor-nëntor 2020 ka siguruar kushtet për të kryer vrasjen e Nuredin Dumanit, tashmë i penduar i drejtësisë, për llogari të Franc Çopjas. Lam֛çja informon porositësin e vrasjes Franc Çopjan se personi e ka marrë përsipër vrasjen dhe ka filluar ndjekjen së bashku me njerëzit e tij.

Për kapjen e Dumanit rezulton të jenë ofruar 250.000 euro dhe 500.000 euro për ta ekzekutuar. Gjithashtu Arben Lam֛çja një person i besuar i Franc Çopjas, akuzohet se për llogari të tij ka pastruar para që kanë patur burim veprimtari kriminale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026