U kap në makinë me Laert Haxhiun, ekstradohet nën masa të rrepta i shumëkërkuari
Është ekstraduar nga Greqia për në Shqipëri kët ëtë mërkurë Firdeuss Berberi. Berberi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Pogradecit ka vendosur ndaj tij masën e arrestit me burg, për akuzën “vrasje me dashje”, e mbëtur në tentativë.
Firdeus Berberi, 22 vjeçari nga Pogradeci në bashkëpunim me një person tjetër kanë plagosur me armë zjarri pistoletë Johan Muçllari, ngjarje e ndodhur në 2022 në Pogradec.i.
Njoftimi:
Në kuadër të masave të marra për zbatimin e operacionit “Para drejtësisë” dhe aktivitetit intensiv të Policisë së Shtetit për shkëmbimin e informacionit me vendet e organizatat partnere për arrestimin, ekstradimin, sjelljen drejt Shqipërisë dhe vendosjen në dispozicion të organeve të drejtësisë të personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, sot u krye ekstradimi nga Greqia drejt vendit tonë i shtetasit Firdeuss Berberi.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Pogradec, me vendim penal të datës 29.04.2022, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale “vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe kryer në bashkëpunim, “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 76, 25 dhe 22, 278/1 dhe 274 të Kodit Penal.
Më datë 25.04.2022, në Pogradec, dyshohet se shtetasi Firdeuss Berberi, në bashkëpunim me shtetasin G. M. kanë plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin Johan Muçllari.
Si rezultat i bashkëpunimit të “Interpol Tirana” me “Interpol Athina” u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë