Siguroi mjetet për vrasjen e dy personave, ekstradohet nga Franca 43-vjeçari (EMRI)

23 Prill 2026 | 14:05

Interpol Tirana ekstradoi nga Franca një shtetas të akuzuar se ka siguruar kushte dhe mjete për vrasjen e 2 shtetasve. Në kuadër të operacionit të koduar  “The Wanted” u finalizuan procedurat për ekstradimin nga Franca në Shqipëri, të shtetasit Alban Skonja 43 vjeç, banues në Francë.    

“Këtij shtetasi, Gjykata e Durrësit, në vitin 2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.  

Shtetasi A. S. akuzohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë (pjesëtarë të grupit kriminal), kanë planifikuar vrasjen e 2 shtetasve, duke siguruar automjete, armë zjarri dhe apartamente me qira, por nuk kanë mundur ta realizojnë vrasjen e tyre.     

Gjithashtu, shtetasi A. S. dyshohet se në vitin 2023, në rajonin e Balarus, Francë, është përfshirë në një rast të marrjes së një shume parash (40 000 euro), nëpërmjet kërcënimit me armë, në kuadër të bandës së organizuar. Për këtë ngjarje, Njësia për Krimet Shëtitëse Anti Skifter në Shqipëri dhe Zyra Kombëtare për Krimet Shëtitëse Anti Skifter në Francë kanë shkëmbyer informacion, duke qenë se dyshohej se një ndër autorët e përfshirë ishte shtetas shqiptar”, bëhet me dije nga policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026