Siluetat e fëmijëve të abuzuar mbushin sheshin ‘Skënderbej’ në Tiranë (Foto)

28 Shtator 2020 | 10:45

Silueta fëmijësh të dhunuar janë vendosur në sheshin Skënderbej në kryeqytet, në kuadër të një fushate që synon të tërheqë vëmendjen ndaj abuzimit seksual të përjetuar nga fëmijët në Shqipëri.

Çdo figurinë përmban një mbishkrim të rrëfmit të vërtetë të abuzimit përjetuar nga minorenët, nën moton “Të Besoj”.

Instalacioni publik është organizuar nga UNICEF në Shqipëri dhe synon të promovojë kulturën e ngritjes së zërit kundër dhunës dhe abuzimit, veçanërisht seksual të ushtruar ndaj fëmijëve.

Ndërsa hedh dritë mbi aktet e tmerrshme të përjetuara, fushata ka si qëllim të mobilizojë opinionin publik të ndërmarrë hapa për t’i dhënë fund dhunës ndaj të miturve.

Rastet e abuzimit me fëmijët kanë tronditur shpesh herë shoqërinë shqiptare kohët e fundit, duke nxjerrë në pah nevojën për ndërhyrje më të lartë shtetërore në mbrojtjen e kësaj grupmoshe. 

FOTOGALERI

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026