Silva Bino paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

6 Qershor 2023 | 10:07

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP-së, Silva Bino, është paraqitur mëngjesin e kësaj të marte në Prokurorinë e Posaçme.

Bino është marrë në pyetje nga prokurorët e SPAK për rreth 1 orë. Në daljen e saj nga organi i akuzës, ajo nuk ka pranuar të jap detaje në lidhje me arsyen pse ajo u thirr në SPAK.

“Isha për një punë”, iu përgjigj shkurt Bino interesimit të gazetarëve.

Burime zyrtare shprehen tepër të rezervuara për çfarë arsye është pyetur zonja Bino. Nuk dihet ende hetimi për të cilin ajo është marrë në pyetje.

Thirrja e saj në organin e akuzës vjen pas operacionittë zhvilluar në Ministrinë e Shëndetësisë, ku është arrrestuar Sekretarja e Përgjithshme Joana Duro dhe specialistja e nivelit të lartë Laura Shteto.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026