Silvinho merr drejtimin e Kombëtares, Duka: Objektivi Euro 2024

9 Janar 2023 | 11:13

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, deklaroi gjatë prezantimit të Silvinhos si traneri i ri i Kombëtares se objektivi i brazilianit është kualifikimi në Euro 2024.

Në fjalën e tij, Duka nuk harroi që të falenderonte dhe trajnerin në largim të Kombëtares, Eduardo Reja, të cililin e cilësoi si një ndër bashkëpunëtorët më të mirë të FSHF-së dhe që do të vijojë të jetë i tillë.

“Reja ka qenë një nga bashkëpunëtoret më të mirë të FHSF-së dhe do të vazhdojë të jetë i tillë për të gjithë neve. Në staf janë dy ish-futbollistë të njohur, njëri i Argjentinës dhe njëri i Brazilit. Kemi arritur një marrëveshje deri në fund të Europianit. Objektivi ynë është i qartë për të marrë pjesë në EURO 2024. Mundësitë janë dhe do të bëjmë maksimumin e mundshëm. Unë do t’ia lë fjalën trajnerit”, tha Duka.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga prapaskenat e eliminimit të Francës nga Kupa e Botës pas humbjes ndaj Spanjës. Sipas të përditshmes franceze...
22:27 | 16/07/2026

Elbasani eliminohet me penallti nga BATE Borisov

Ëndrra europiane e Elbasanit përfundoi në mënyrën më dramatike të mundshme. Verdheblutë u mposhtën 5-4 pas goditjeve nga pika e bardhë, pasi koha e rregullt...
22:07 | 16/07/2026

Dinamo shkruan historinë në Kazakistan, përmbysje spektakolare ndaj Astanës

Dinamo e Tiranës ka realizuar një nga mbrëmjet më të mëdha europiane në historinë e saj. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja ka bërë mrekullinë...
19:43 | 16/07/2026