Simpatizanti i PD: Jam në protestë se Rama po na i shtyp kokën
Simpatizantët e PD-së janë grumbulluar në ambientete e jashtme të selisë blu në pritje të nisjes së protestës së opozitës në bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Një nga qytetarët e pranishëm deklaroi për Euroneës se ka ardhur nga Elbasani për t’ju bashkuar protestës, pasi ndihet zhgënjer nga kryeministri shqiptar.
“Kam ardhur në protestë sepse kryeministri shqiptar kur erdhi në 2013, tha u bëj thirrje të gjithëve të na bashkohen për këto arsye, se ky na ka gënjyer, se paratë vijnë nga Europa. Sa e mori votën, tha kush është shqiptar, ja u shtyp kokën me këmbë, kush thotë të vërtetën, i fus gjoba herë pas here. Ky burri tha do u jap tapitë, ju ka gënjyer, tha do bëj legalizimet, ju ka gënjyer, sa mori votat erdhi do inauguronte spitalin e Belshit”.
I pyetur nëse ka marrë pjesë në protesta të mëparshme të opozitës, qytetari ka thënë se po e madje ai ka marrë edhe gjobë për shkak të angazhimit në tubimet e PD-së.
“U bëj thirrje të majtë e të djathtë të bashkohen ndaj këtij okupatori serb”, tha qytetari.
LEXONI GJITHASHTU
Aksident në Kosmaç të Shkodrës, përplasen dy automjete, njëri përfundon në kanalin anësor
Dhuna gjatë protestës së djeshme, Ministri Hoxha: Demokracia është fryt i dialogut, jo i forcës dhe intimidimit
Dita e 36-të e protestës, nis marshimi drejt Kryeministrisë
- 20:40 Aksident në Kosmaç të Shkodrës, përplasen dy automjete, njëri përfundon në kanalin anësor
- 20:24 Dhuna gjatë protestës së djeshme, Ministri Hoxha: Demokracia është fryt i dialogut, jo i forcës dhe intimidimit
- 19:40 Dita e 36-të e protestës, nis marshimi drejt Kryeministrisë
- 19:17 Ministria e Mbrojtjes: 16 vatra zjarri në disa qarqe të vendit janë nën kontroll, 5 ende aktive
- 19:08 Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban
- 18:41 Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili