Sinani akuza Shqipërim Arifit: A do të shpëtojë sërish krimi i organizuar serb

10 Tetor 2023 | 12:01

Ish-kryetarja e komunës së Preshevës Ardita Sinani, foli në lidhje me situatën në Veri të Kosovës.

Në një lidhje të drejtpërdrejt për Euronews Albania, ajo ka hedhur akuza ndaj kryetarit aktual të Preshevës duke thënë se për të shpëtuar veten ka pasur kontakte me krimin e organizuar në Veri.

Më tej ajo nënvizoi se Arifi nuk pati sukses në drejtimin e komunës dhe për këtë arsye lëshon akuza të herë pas hershme.

“Beogradi zyrtar ka përdorur deri më tani një politikë të përçarjes dhe të përvetësimit të personave të afërt me strukturat e tij në Sanxhak. Kryetari i tanishëm i Komunës së Preshevës, për të shpëtuar seancën e fundit ka pasur dhe kontakte me krimin e organizuar të Veriut dhe tani të shohim dhe në seancën me 22 tetor a do ta shpëtojnë prapë. Këto metoda të shpërndarjes do të përdor Beogradit.

Këto lidhjet me Vulin, kanë qenë dhe janë të Zotit Arifi, kanë qenë dhe me grupet e tij kriminale, dhe tani mossuksesi i tij për të udhëhequr komunën e Preshevës fshihet në akuza që i bën karshi meje dhe karshi Republikës së Kosovës, dhe as një akuzë nuk ia bën Serbisë”-tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026