Sisal 7 vite në Shqipëri: historia e një kompanie të huaj që po investon në inovacion dhe kapital njerëzor

12 Qershor 2026 | 16:45

TIRANË – Sisal, pjesë e Flutter Entertainment, një nga operatorët ndërkombëtarë lider në sektorin e lojërave të rregulluara, feston shtatë vite rritjeje dhe zhvillimi në Shqipëri, duke shënuar një moment të rëndësishëm, në një rrugëtim të udhëhequr nga ekselenca operacionale, inovacioni, orientimi ndaj klientit, investimi te njerëzit dhe angazhimi i fortë për qëndrueshmërinë.

Që nga fillimi i aktivitetit në Shqipëri në vitin 2019, Sisal ka kontribuar në zhvillimin e ekosistemit digjital vendas, duke krijuar mundësi të reja punësimi dhe duke ndërtuar një mjedis pune modern që promovon inovacionin, bashkëpunimin dhe zhvillimin profesional.

Sot, Sisal Albania është shndërruar në një qendër rajonale që mbështet zhvillimin e teknologjisë, operacionet e shërbimit ndaj klientit dhe shërbimet e përbashkëta për markat dhe tregjet e Flutter Southern Europe & Africa (SEA).

Ky përvjetor i rëndësishëm i Sisal u celebrua në eventin “7 vjet Sisal në Shqipëri”, duke ia kushtuar këtë ditë inovacionit, teknologjisë, njerëzve dhe ekosistemit në rritje, që ka kontribuar në suksesin e kompanisë në Shqipëri.

Në këtë aktivitet mori pjesë, Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Marco Alberti, përfaqësues të lartë të Flutter Southern Europe & Africa (SEA).

 “Ajo që bie më shumë në sy është komuniteti që keni ndërtuar: nga 40 në pothuajse 1.000 punonjës në vetëm shtatë vjet është një rezultat i jashtëzakonshëm. Puna juaj kontribuon në dhënien e një kuptimi dhe vlere të re pranisë italiane në Shqipëri. Si një kompani që ofron zgjidhje të avancuara teknologjike, ju përfaqësoni një shembull të rëndësishëm të inovacionit dhe ekspertizës.” – u shpreh Marco Alberti, Ambasador i Italisë në Shqipëri.

 “Jam krenar për atë që kemi arritur gjatë shtatë viteve të fundit në Shqipëri. Ajo që nisi si një investim i fokusuar te talentet vendase është shndërruar në një qendër strategjike operacionale dhe teknologjike që mbështet rajonin Flutter Southern Europe & Africa (SEA) me ekselencë, inovacion, fokus te klienti dhe shkallëzim të qëndrueshëm. Ky rrugëtim është ndërtuar mbi ekselencën operacionale, përkushtimin ndaj zhvillimit të njerëzve dhe qëndrueshmërisë, si edhe mbi përkushtimin e ekipeve tona, të cilat vazhdojnë të japin një kontribut të rëndësishëm në suksesin tonë ndërkombëtar.”- u shpreh Menaxheri i Përgjithshëm, Massimo Vittorio Cova.

Një moment veçanërisht domethënës i festimit ishte vlerësimi i punonjësve që kanë qenë pjesë e rrugëtimit të Sisal që nga vitet e para të aktivitetit të saj në Shqipëri. Përmes ceremonies së ndarjes së çmimeve, kompania nderoi kontributin, përkushtimin dhe zhvillimin e tyre profesional, duke njohur rolin që ata kanë luajtur në evolucionin e organizatës gjatë këtyre shtatë viteve.

Njerëzit mbeten në zemër të strategjisë së rritjes së Sisal, ndërsa kompania vijon të investojë në zhvillimin e talenteve, programet e lidershipit dhe partneritetet me universitete, institucione arsimore dhe organizata të industrisë, duke ndihmuar në krijimin e mundësive për brezin e ardhshëm të profesionistëve të teknologjisë dhe sektorit digjital.

Në përputhje me strategjinë globale të Flutter, e cila fokusohet në inovacionin, rritjen e qëndrueshme, ekselencën në shërbimin ndaj klientit dhe zhvillimin e talenteve, Sisal mbetet e përkushtuar për të forcuar më tej praninë e saj në Shqipëri dhe për të konsoliduar rolin e vendit brenda ekosistemit ndërkombëtar të Grupit.

Gjatë viteve, Shqipëria është shndërruar në një qendër gjithnjë e më të rëndësishme për teknologjinë, shërbimet digjitale, operacionet e shërbimit ndaj klientit dhe inovacionin, duke kontribuar në zhvillimin e produkteve, platformave dhe zgjidhjeve që përdoren në tregje ndërkombëtare.

Ndërsa feston këtë moment të rëndësishëm, Sisal e sheh të ardhmen me të njëjtin ambicie që ka udhëhequr rritjen e saj deri më sot: investimin në inovacion, ekselencë operacionale, qëndrueshmëri, përvojën e klientit dhe zhvillimin e njerëzve, duke vazhduar të krijojë vlerë afatgjatë për Shqipërinë, komunitetet e saj, partnerët dhe ekosistemin më të gjerë digjital.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit

Më shumë se 1 mijë banorë në zonën e Mokrës, në Pogradec, kanë mbetur pa ujë të pijshëm prej disa ditësh. Problemi ka prekur 8...
14:04 | 11/07/2026

Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një monitorim të tregut të shitjes me pakicë të produkteve të shportës, pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të ngritura...
13:54 | 11/07/2026

Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin

Videoja e dhunës ndaj një adoleshenteje, e cila u bë virale në rrjetet sociale, ka rikthyer diskutimet mbi sjelljen agresive te të rinjtë. Ekspertët e...
17:26 | 10/07/2026