“Sistemi politik është deformuar”, Salianji me intelektualët: Demokracia në rrezik

18 Mars 2026 | 16:47

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, zhvilloi këtë të mërkurë një takim me intelektualë, aktivistë dhe pedagogë, ku në fokus ishte gjendja e demokracisë dhe zhvillimet politike në vend. Ai e cilësoi këtë tryezë si një nismë të munguar prej kohësh, duke theksuar se politika në Shqipëri organizon kryesisht aktivitete me karakter elektoral dhe jo diskutime reale mbi problemet që shqetësojnë qytetarët.

Në fjalën e tij, Salianji ngriti shqetësimin për një deformim të thellë të sistemit politik, duke theksuar se përgjegjësia bie mbi të gjithë klasën politike. Sipas tij, kjo situatë ka sjellë dobësim të institucioneve dhe vendimmarrje që nuk u shërben qytetarëve, por interesave të grupeve të caktuara. Ai theksoi se mungesa e rregullave dhe e meritokracisë në partitë politike rrezikon drejtpërdrejt funksionimin e demokracisë.

“Shqipëria prej kohësh ka një deformim të thellë të sistemit politik dhe përgjegjëse është e gjithë klasa politike. Kjo solli institucione të dobësuara dhe vendimmarrje që nuk i shërbejnë interesave të qytetarëve. Gjithçka bëhet për interesa të klaneve të caktuara,” u shpreh ai.

Salianji theksoi se ekziston një nevojë urgjente për një rregullim ligjor mbi mënyrën e funksionimit të partive politike në vend.

“Duhet një rregullim ligjor që të përcaktojë qartë funksionimin e partive dhe të krijojë një komision që të mbikëqyrë proceset e zgjedhjeve brenda partive. Kur vjen puna te kontrolli i partive politike, dy kryetarët e partive kryesore në Shqipëri bashkohen, ndryshon vetëm retorika pak. Sot ka mungesë rregullash loje në partitë politike, qoftë në PS, qoftë në PD. Sistemi zgjedhor u përkeqësua me ndryshimet e fundit në vitin 2024, ku qytetarët nuk zgjedhin asgjë, dhe janë kryetarët e partive që vendosin për çdo përfaqësues,” tha ai.

Salianji u ndal edhe te mungesa e përgjegjshmërisë politike, duke theksuar se dorëheqja si akt moral dhe institucional është zhdukur nga praktika politike në vend. Ai shtoi se partitë politike nuk po funksionojnë mbi baza demokratike, ndërsa vendimmarrja mbetet e përqendruar në duart e drejtuesve.

“Pa parti që u nënshtrohen rregullave nuk kemi më demokraci. Sot nuk shihet as dorëheqja si akt sublim. Politika duket sikur ka qëllim jo pjesëmarrjen e intelektualëve dhe qytetarëve, por dekurajimin për të mos marrë pjesë në procese,” deklaroi ish-deputeti demokrat.

Në vijim, ai kritikoi mungesën e një debati të mirëfilltë publik, duke theksuar se çështje kyçe si ekonomia, administrata publike, arsimi dhe shëndetësia nuk trajtohen në mënyrë serioze në hapësirën politike. Sipas tij, zërat kritikë shpesh perceptohen si të pazakontë, ndërkohë që reagimi qytetar duhet të ishte normë në një shoqëri demokratike.

Ai theksoi gjithashtu se mungesa e përfshirjes së intelektualëve dhe shoqërisë civile në proceset vendimmarrëse është bërë një fenomen shqetësues, duke e cilësuar këtë si një tendencë të qëllimshme për të mbajtur qytetarët larg politikës. Sipas tij, kjo ka sjellë dekurajim dhe humbje besimi, duke ndikuar edhe në rritjen e emigracionit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama poston videon e debatit me Shehaj dhe Kaprin: Kushedi si do rrotullohej Mit’hat Frashëri kur të shikonte këta dy

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale këtë të enjte pas debatit të ndodhur në Kuvend, ku deputetët e Partisë Mundësia, Agron Shehaj dhe...
22:27 | 18/06/2026

Marrëveshja me SHBA-në, reagon për herë të parë lideri suprem i Iranit

Udhëheqësi Suprem Mojtaba Khamenei ka lëshuar një deklaratë mbi memorandumin e mirëkuptimit të nënshkruar midis Iranit dhe SHBA-së. Ai tha se “në parim” nuk ishte...
19:52 | 18/06/2026

Dita e 19-të! Tensione mes protestuesve dhe deputetit Bido, Euronews Albania ndjek nga afër përplasjet

Për të 19-ën ditë me radhë, qytetarë të shumtë janë mbledhur këtë të enjte në qendër të Tiranës në kuadër të protestës jopartiake që po...
19:21 | 18/06/2026