Sitet arkeologjike të Vlorës, Porto Palermo dhe Oriku në krye të destinacioneve

21 Shtator 2025 | 16:18

Ky sezon veror ka rezultuar tepër i suksesshëm për sitet arkeologjike në qarkun e Vlorës.

Sipas Orgest Feimit, drejtues i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Vlorë, që menaxhon të gjitha sitet arkeologjike në rang qarku, numri i vizitorëve është rritur me 42% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Nga 1 janari deri më 31 gusht 2025, kemi regjistruar 13,212 vizitorë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. I njëjti trend rritjeje po vijon edhe në ditët e para të shtatorit dhe kemi besim që kjo do të zgjasë deri më 31 tetor, kur mbyllet sezoni turistik kulturor i shpallur nga ministria. Edhe pas këtij afati, pritshmëritë janë të larta që sitet dhe monumentet e kulturës do të vazhdojnë të frekuentohen nga vizitorët,” – u shpreh Feimi.

Porto Palermo kryeson listën e vendeve më të vizituara, e ndjekur nga kalatë e Himarës dhe Kaninës, si dhe parqet arkeologjike të Orikut dhe Amantias.

“Si çdo vit, në krye qëndron Kalaja e Porto Palermos me numrin më të lartë të vizitorëve, pasuar nga kalaja e Himarës dhe ajo e Kaninës. Kalaja e Kaninës është aktualisht në proces restaurimi të plotë dhe prej muajit mars nuk është e aksesueshme për vizitorët – procesi do të zgjasë rreth një vit. Po ashtu, një interes i veçantë vihet re edhe për parqet arkeologjike të Orikut dhe Amantias,” – shpjegon Feimi.

Turistët që vizitojnë sitet arkeologjike të Vlorës vijnë nga një sërë vendesh të botës.

“Kryesisht kemi vizitorë nga Gjermania, Franca, Spanja, Holanda dhe Italia, por edhe nga Azia, Australia dhe Amerika. Rreth 75% e vizitorëve janë të huaj, krahasuar me 25% vendas.”

Rritja e numrit të turistëve ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në të ardhurat e Drejtorisë së Trashëgimisë Kulturore në Vlorë, të cilat do të përdoren për investime të mëtejshme në monumente dhe mirëmbajtje.

“Të ardhurat janë rritur me 50 deri në 60% krahasuar me një vit më parë. Ligji përcakton që 90% e të ardhurave të mbledhura kalojnë për institucionin që i gjeneron, çka përkthehet në më shumë investime dhe punë mirëmbajtëse për këto monumente,” – thekson drejtori.

Vlora nuk ofron vetëm det, klimë dhe plazh. Çdo ditë, qindra turistë të huaj, përveçse shijojnë bukuritë natyrore të zonës, zgjedhin të vizitojnë edhe dhjetëra vende me vlerë të lartë historike e arkeologjike, të shpërndara në të gjithë qarkun.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026