Situata e motit në Shqipëri: Dëborë deri në 40 cm, akset me probleme me qarkullimin

20 Janar 2024 | 17:14

Vendi është përfshirë nga reshje të dendura dëborë në zonat malorë si dhe reshjesh shiu e shtrëngatash në zonat e ulëta. Përkeqësimi i kushteve të motit pas mesnate nisi me reshje dëbore e erëra të forta. Trashësia e dëborës ne verilindje varion nga 15-40 cm, teksa problematika janë shfaqur në rrugët nacionale dhe rurale.

Temperaturat janë ulur ndjeshëm këtë fundjave vendi është përfshirë nga reshje të dendura dëborë në zonat malorë si dhe reshjesh shiu e shtrëngatash në zonat e ulëta.

Situata më e vështirë është hasur në qarkun e Dibrës dhe të Korçës, ku dëbora e cila ka rënë pa ndërprerje, ka krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Në Dibër, aksi rrugor bypass Qafë Murrizë është bllokuar dhe lëvizja e mjeteve drejt Tiranës kryhet nga aksi i vjetër Klos-Burrel-Shkopet. Edhe rrugët lokale që lidhin Peshkopinë me fshatrat mund të kalohen vetëm me zinxhirë.

Edhe në qarkun Korçë, gjatë paradites së të shtunës, reshjet më të dendura të dëborës janë shënuar në Dardhas, Velan e Proptisht. Trashësia e saj ka arritur deri në 7 cm. Reshje ka patur edhe në Qafë Thanë e Qafë Plloçë, duke sjellë probleme në qarkullim në momentet e para,  madje edhe aksidente.

OSHEE njofton se probleme me energjinë elektrike ka pasur vetëm një pjesë e fshatrave të Kukësit, aty ku bora ka arritur deri në 30 cm.

Ndërkohë në pjesën perëndimore, në Tiranë, Durrës, Lezhë e Vlorë ka pasur reshje intensive shiu.

Ministria e Brendshme, Policia dhe Autoriteti Rrugor apelojnë për kujdes, ndërsa thonë se njësitë e qeverisjes vendore janë në krye të detyrës për garantimin e sigurisë, pastrimin dhe mbajtjen hapur të rrugëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026