Situata e përmbytjeve në vend, ministri i Mbrojtjes: Fierza po punon me porta të mbyllura, po menaxhohet mirë
Ulja e reshjeve të shiut gjatë natës ka sjellë një përmirësim të situatës nga përmbytjet. Niveli i Lumit Vjosë ka shënuar rënie në Urën e Mifolit, por situata mbetet problematike në zonën e Memaliajt.
Problematike situata vijon të mbetet në veri të vendit kryesisht në zonën e nënshkodrës për shkak se kjo zonë ndodhet nën nivelin e detit.
Në Lezhë në njësinë administrative të Ugrejit është shembur rruga e fshatit Kreshtë.
Për të parë nga afër situatën në këto zona ishte i pranishëm ministri i Mbrojtjes së bashku me drejtorin e Agjencisë së mbrojtjes Civile.
Sipas Peleshit, pas qetësimit të situatës këtë të shtunë, dita e nesërme dhe fillimi i javës tjetër do të sjellin reshje të shumta dhe pritet që situata të përkeqësohet. Ndërkaq gjendja në kaskadën e Drinit nuk paraqet problem.
“Po menaxhohet mirë kaskada. Fierza po punon me porta të mbyllura dhe ka 10 metra rezervë për t’u mbushur. Nuk besoj se do të arrijmë në pika kritike deri në datën 11 kur do të jetë intensiteti maksimal i reshjeve. Edhe në Vaun e Dejës ka shkarkime normale”, tha ministri Peleshi.
Sipas Peleshit rreth 1500 efektivë të forcave të armatosura janë në terren për të përballuar çdo situatë të mundshme.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta