Situata me COVID-19 në sistemin e burgjeve
Nga mbi 5000 punonjës policorë dhe civilë të stafit të burgjeve në të gjithë Shqipërinë, aktualisht rezultojnë 36 punonjës pozitiv dhe 85 janë në karantinë, të dyshuar si të infektuar.
Katër prej të infektuarve janë në pozicione drejtuese.
Nga 5000 të dënuar dhe të paraburgosur vetëm gjashtë prej tyre kanë shfaqur simptoma të lehta të COVID-19 dhe janë karantinuar në mjediset e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Shënkoll, që është dhe burgu i përcaktuar për izolimin e rasteve me coronavirus.
Të gjashtë të burgosurit vijnë nga IEVP-ja e Tepelenës.
Në Qendrën Spitalore të Burgjeve, ku trajtohen të dënuarit e dyshuar me COVID-19, nuk ka asnjë të shtruar me coronavirus.
Para katër ditësh vetë Ministrja e Drejtësisë ka inspektuar IEVP-në e Shënkollit për të verifikuar personalisht situatën e respektimit të masave të sigurisë dhe atyre anti-COVID.
Gjatë valës së parë të pandemisë, godinat e reja 4 dhe 5 të këtij institucioni shërbyen si vend pritës i të dënuarve me problematika të lehta të COVID.
Hapësirat dhe kapacitetet pritëse të godinave në IEVP Shënkoll, infermieria dhe baza mjekësore nëse do të jetë e nevojshme, janë të gatshme për t’u përshtatur me struktura speciale për trajtimin e të dënuarve me shenja të lehta të infeksionit.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania