Situata nga COVID, mjekja në Gjermani: Në Shqipëri përdoren ilaçet e gabuara

14 Dhjetor 2020 | 12:09

Në një intervistë për Euronews Albania, mjekja specialiste e mjekësisë familjare dhe urgjencës, Aurora Meta Dollenberg tregoi se ishte domosdoshmëri për Gjermaninë që të izolohej.

Pyetur nga gazetarja Çifligu nëse përdorimi i antibiotikëve të gjeneratës së katërt është një gabim fatal që po bën popullsia shqiptare mjekja pohoi duke theksuar se çdo ditë po bëhen gabime të mëdha me dhënien e ilaçeve në Shqipëri.

“Në Shqipëri po ndodh një përmbysje e këshillimeve që jep OBSH-ja dhe vendet e tjera Europiane, jo vetëm për xhepin e pacientëve por në rradhë të parë për shëndetin e tyre në përkeqësim,” – tha Meta Dollenberg.

Ajo tregoi se ka informacione se mjekët e familjes po japin menjëherë ilaçet e gabuara.

“Nëse pacienti të vjen me shenja të infeksioni nuk do të thotë automatikisht që janë bakteret që e kanë shkaktuar por në rastin më të madh, siç dihet në periudhën e dimrit janë këto gripet sezonale,” – tregoi mjekja.

Ajo çfarë këshillohet për një pacient që ka simptoma të COVID-19 por jo aq të rënda sa për t’u paraqitur në spital, do të këshillonim një kombinim të vitaminave C, D dhe zink.

Mjekia rekomandoi gjithashtu lëngjet të paktën 3 litra në ditë dhe regjim shtrati.

“Çdo rast është specifik kështu që duhet të kemi kujdes me mjekimin që japim,” – tregoi Aurora Meta Dollenberg teksa theksoi se shenja të caktuara nuk kanë po të njëjtin mjekim te çdo individ.

Ajo tregoi se masat e rrepta të marra fillimisht kanë ndikuar në mbajtjen konstant të numrit të të prekurve nga COVID-19 por sidoqoftë duket se coronavirusi ka marrë tipare më agresive në Gjermani.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, njoftoi se vendi do të bllokohet që nga data 16 dhjetor për të ndaluar përhapjen e COVID-19.

Gjermania do të mbyllë bizneset që nuk janë thelbësore për përditshmërinë dhe shkollat deri në 10 janar,” – tha kancelarja.

Duke marrë në konsideratë numrin e lartë të vdekjeve për shkak të virusit dhe “rritjes eksponenciale” të infeksioneve ajo tregoi se autoritetet ishte e nevojshme të vepronin menjëherë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026