Situatë e rënduar në Finiq, përroi del nga shtrati, përmbyt rrugët e banesat

19 Nëntor 2025 | 09:18

Situatë e rënduar nga moti në Finiq, përroi del nga shtrati dhe përmbyt rrugët e banesat

Si pasojë e motit të keq me reshje intensive shiu është krijuar një situatë tepër e rënduar nga në fshatin Navaricë, bashkia Finiq.

Përroi i fshatit nga tejmbushja ka dalë nga shtrati duke krijuar shumë probleme për banesat dhe bizneset e fshatarëve.

Sipas kryeplakut të fshatit, Hamza Tamo, përroi  i Navarricës ka sjellë dhe po sjell shumë prurje nga mali. Llogariten në rreth 10 m3  dhera në sekondë.

Për pasojë janë shkatërruar të gjitha rrugët e fshatit, janë përmbytur të gjitha fushat, ndërkohë që kanalet janë të bllokuara, dhe kërkohet pastrimi urgjent i tyre.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna

Ish prokurori, Ervin Karanxha, i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euroneës Albania, ka folur lidhur me rezervat e tij mbi...
22:33 | 22/07/2026

Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë

Gazetarja Anduena Llabani ka folur në “Now” lidhur me vjedhjen në Postën e Durrësit dhe hetimet që janë hapur për ish-drejtoreshën e saj. Llabani thekson...
22:05 | 22/07/2026

Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka sjellë detaje të reja lidhur me plagosjen e trefishtë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Sipas...
21:58 | 22/07/2026