Situatë e “trishtë” në Ballsh, naftëtarët thirrje të qartë kryeministrit Edi Rama
Në ditën e 11-të të grevës së urisë, naftëtarët kanë mbyllur me kyç derën e jashtme të ambienteve ku po mbahet greva e urisë, duke përshkallëzuar protestën. Indiferenca dhe mungesa e reagimeve nga qeveria, ka bërë që naftëtarët e ngujuar të ndërmarrin një tjetër hap, për t’i dhënë një sinjal të fortë autoriteteve.
Ata kanë deklaruar se do të refuzojnë edhe ujin dhe ndihmën mjekësore, si dhe çdo kontakt me jashtë. Sipas kryetarit të sindikatës të naftëtarëve, Sokol Dautaj, ata janë të gatshëm të shkojnë drejt vetëflijimit, nëse nuk realizohen kërkesat e tyre.
Gazetari i Euronews Albania, Renaldo Salianji ka ndjekur nga afër shqetësimin e naftëtarëve, të cilët kërkojnë zgjidhje të shpejtë të problemit nga kryeministri Edi Rama.
“Jemi një grup naftëtarësh që mbështesim grevën tonë të urisë. Kërkesat tona janë dy, lekët e prapambetura dhe rifillimi i punës. Janë rreth 26 paga, 13 janë me proces gjyqësor të apelueshëm. Kërkojmë ndërhyrjen e kryeministrit, sepse ai është personi që ka tagrin e duhur për të vënë rafinerinë në punë dhe zgjidhjen e pagave të prapambetura. Kemi folur ndërmjet telefonit. Gjendja e tyre është e përkeqësuar. I bëjmë thirrje kryeministrit që t’i japë zgjidhje sa më të shpejtë. Boll më me oligarkët që ka sjellë, oligarkë të falimentuar ende pa nisur”, tha njëri prej naftëtarëve, i cili ndodhet jashtë ambientit ku janë ngujuar kolegët e tij.
Një tjetër naftëtar i tha mikrofonit të Euronews Albania se shtresa e naftëtarëve është shtresa më e përbuzur e shoqërisë shqiptare.
“Ka përbuzje ndaj kësaj shtrese. Do të ecim hap pas hapi, në bazë të vendimeve. Ne jemi pala viktimë, jemi të gjithë viktima këtu”, shtoi ai.
Intervista e plotë:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 17:08 INSTAT publikon shifrat: Ekonomia u rrit me 3.7% në tremujorin e parë të vitit 2026
- 16:57 Rubio do të informojë ligjvënësit e Dhomës së Përfaqësuesve mbi marrëveshjen me Iranin
- 16:53 Rrëfimi prekës i nënës që shpëtoi me foshnjën 18-ditëshe nga rrënojat e tërmetit në Venezuelë: I prekja hundën nëse merrte frymë
- 16:50 Gjykata Supreme e SHBA-së vendos: Trump mund të shkarkojë drejtuesit e agjencive të pavarura
- 16:37 Iraku cakton 30 shtatorin si afat për grupet pro-iraniane që të çarmatosen
- 16:29 Holanda: Rusia pas përfundimit të luftës në Ukrainë, mund të sulmojë NATO-n