‘S’ju braktisim’, Pelosi me presidenten e Tajvanit mes zemërimit të Kinës

3 Gusht 2022 | 07:59

Kryetarja së Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy Pelosi takoi presidenten e Tajvanit Tsai Ing-wen në një vizitë që është dënuar ashpër nga Kina.

Pelosi, politikania më e lartë amerikane në 25 vjet që vizitoi Tajvanin, tha se delegacioni i saj kishte ardhur për ta bërë “të qartë” se SHBA nuk do ta “braktisnin” ishullin.

Kina kishte thënë më herët se SHBA do të paguanin çmimin për vizitën e Pelosit.

Tajvani është i vetëqeverisur, por Kina e sheh atë si një provincë të shkëputur që përfundimisht do të bashkohet me të.

“Dyzet e tre vjet më parë, Amerika bëri një premtim për të qëndruar gjithmonë me Tajvanin… sot delegacioni ynë erdhi në Tajvan për ta bërë të qartë se nuk do të braktisim angazhimin tonë ndaj Tajvanit”, tha Pelosi, duke iu referuar Aktit të Marrëdhënieve me Tajvanin.

Tajvani është bërë një tjetër pikë e ndezur mes tensioneve të rritura dhe retorikës së mprehtë midis Uashingtonit dhe Pekinit në vitet e fundit.

SHBA i përmbahet politikës “Një Kinë” – një gur themeli i marrëdhënieve diplomatike të dy vendeve që njeh vetëm një qeveri kineze – dhe ka lidhje formale me Pekinin dhe jo me Tajvanin. Por ajo gjithashtu mban një marrëdhënie “të fortë jozyrtare” me ishullin. Kjo përfshin shitjen e armëve për Tajvanin për t’u mbrojtur.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026