‘S’ka penj dhe lente për operacionet’, okulisti Lutaj rendit problematikat në QSUT

2 Dhjetor 2021 | 08:58

“Mungojnë mjetet e nevojshme për të kryer operacionet okulistike në QSUT”. Kështu deklaroi për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania mjeku okulist Pajtim Lutaj.

Z. Lutaj nënvizoi se ka raste që edhe shtyhen operacionet për mungesë të lenteve.

“Hyj në sallë dhe nuk kam mjetet e nevojshme. Në fund të operacionit nuk ka ilaçe për ta mjekuar pacientin. Nuk ka penj për të qepur syrin”, u shpreh mjeku, i cili punon në QSUT.

Ai tregoi më tej se gjatë një operacioni u prish një aparaturë dhe u detyrua që të dërgonte disa persona për të marrë aparatin që ndodhej në klinikën e tij për të vijuar operacionin.

Teksa hodhi akuza për sistemin shëndetësor, mjeku nënvizoi se të gjitha problematikat i ka paraqitur me gojë me shkrim në administratën shtetërore, si ministrit dhe drejtorit të QSUT-së, duke iu vënë në dispozicion edhe propozimet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022