“S’ka përparim pa lirimin e 3 policëve”, Rama reagon pas takimit Kurti-Vuçiç
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas takimeve të ditës së sotme të Kurtit dhe Vuçiç me përfaqësuesin e BE në Bruksel.
Përmes një postimi në Twitter Rama shkruan se nuk mund të ketë asnjë centimetër përparim nëse 3 policët e arrestuar nuk kthehen shëndoshë e mirë nga Serbia.
Without the 3 guys leaving Serbia safe and sound there is no space to make any inch of real progress! Once they will be back home, a firm new action of France and Germany is needed to stop this spiral of absurdity!
BUT FIRST THING FIRST:
FREE THE 3 POLICEMEN! pic.twitter.com/a4i8ueeWCN— Edi Rama (@ediramaal) June 22, 2023
“Pa tre djemtë që largohen shëndoshë e mirë nga Serbia, nuk ka hapësirë për të bërë asnjë centimetër përparim të vërtetë! Sapo të kthehen në shtëpi, nevojitet një veprim i ri i fortë i Francës dhe Gjermanisë për të ndaluar këtë spirale absurditeti! POR Gjëja e parë E PARË: LIRONI 3 POLICËT!” shkruan Rama në Twitter.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në pasditen e së enjtes, në Bruksel, me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Pas takimit me Kurtin, zyrtarët e lartë evropianë kanë nisur një takim tjetër, me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë