Skafi përplaset me shkëmbinjtë, shpëtohen nga mbytja pushuesit
Shërbimet e Policisë Kufitare në Durrës dhe Velipojë kanë mundur të shpëtojnë 12 turistë të cilët rrezikoheshin të mbyteshin në det pasi dy varkat me të cilat po lundronin pësuan defekte.
Njëri nga mjetet lundruese, në të cilin ndodheshin 8 pasagjerë, përfshirë 3 të mitur, pësoi defekt në mes të detit, në Vilun, të Velipojë, ndërsa mjeti tjetër lundrues me 4 pasagjerë u përplas me gurët dhe rrezikoi të fundosej në vendin e quajtur “Bishti i Pallës”, në Durrës.
Pas lajmërimit për problemet e skafit në Vilun, shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin dhe të Policisë Kufitare Velipojë, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, dhe kanë nxjerrë në breg personat që po lundronin me të.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë Kufitare Durrës pasi kanë marrë njoftim se një tjetër mjet lundrues skaf me 4 pasagjerë, ishte përplasur me disa gurë në vendin e quajtur “Bishti i Pallës” dhe rrezikonte të fundosej pasi kishte futur ujë, kanë shkuar në vendngajrje dhe i kanë dhënë ndihmën e nevojshme pushuesve.
LEXONI GJITHASHTU:
- Sherr për pronën mes vëllezërve, parandalohet tragjedia. Sekuestrohen armë e granata
- “Harroi sobën, e zuri gjumi”- Detaje nga djegia e gazetarit, xhaxhai: Punonte 2 punë
Përfshihet nga flakët një mjet në Korçë, zjarrfikësja në vendngjarje (VIDEO)
KLP hap garën për Prokurorin e Përgjithshëm, kandidatët 30 ditë afat për të bërë aplikimet
Tensionet para Parlamentit, reagon UGSH: Aktet e dhunës mbi gazetarët në procesin raportues janë krim
- 16:01 Detaje të reja nga ngjarja në Podujevë, katër të plagosurit raportohen jashtë rrezikut për jetën
- 15:54 Përfshihet nga flakët një mjet në Korçë, zjarrfikësja në vendngjarje (VIDEO)
- 15:50 KLP hap garën për Prokurorin e Përgjithshëm, kandidatët 30 ditë afat për të bërë aplikimet
- 15:39 Tensionet para Parlamentit, reagon UGSH: Aktet e dhunës mbi gazetarët në procesin raportues janë krim
- 15:16 Inceneratori i Tiranës, SPAK dërgon për gjykim të akuzuarit
- 15:04 Trump: Shtetet e Bashkuara shpenzojnë më shumë para për NATO-n se çdo vend tjetër