Skandali i mikrokredive, guvernatori i BSH thirret për seancë dëgjimore në Kuvend
Deputetët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike kërkojnë thirrjen në një seancë dëgjimore të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko lidhur me problemin e kredive të administruara nga Micro Credit Albania sh.a.
Në kërkesën drejtuar kreut të komisionit të Ekonomisë Eduard Shalsi thuhet se 100 mijë persona dyshohet të jenë prekur nga një skemë e gjerë mashtrimi që në qendër ka shoqërinë Micro Credit Albania sh.a, e licencuar nga Banka e Shqipërisë për kryerjen e veprimtarive financiare jobankare të kredidhënies dhe mbledhjes së borxheve të këqija.
“Megjithëse blerja e kredive të këqija dhe ekzekutimi i tyre në mënyrë të rregullt, nuk është një veprimtari e paligjshme, praktikat që ndiqte shoqëria “MCA” për ekzekutimin e këtyre kredive ishin tërësisht të paligjshme dhe me pasoja shumë të rënda për qytetarët.” Thuhet mes të tjerash në kërkesën e deputetëve të PD.
Seanca dëgjimore është caktuar ditën e martë, datë 21.5.2024, ora 11:00.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë