Skandali me botox, mjekja Bardhi: I aplikuar nga profesionistët nuk ka rrezik

18 Tetor 2024 | 18:02

Aplikimi i botox në klinikat shqipare nuk është një risi.

Por ajo që nuk dihej nga qytetarët është se e gjithë sasia e botox-it që përdorej në vend ishte kontrabandë.

Por sa kanë rrezikuar ata që e kanë aplikuar këtë preparat në trupin e tyre?

Prof.dr. Brunilda Bardhi Shoqata e Mjekësisë Estetike dhe Dermatologjisë Kozmetike

“Kjo është e drejta e qytetarit që ne duhet ti informojmë si mjek profesionist që ti sigurojmë se nuk ka asnjë problematikë për shëndeti dhe aq më tepër për anën estetike nëse ky lloj trajtimi aplikohet nga mjekët profesionist”, tha doktoreshë Brunilda Bardhi nga Shoqata e Mjekësisë Estetike dhe Dermatologjisë Kozmetike

Por problemi bëhet më i preht, kur mëson se injektimi i botox bëhet jo vetëm nga mjekët por edhe parukier, estetist apo persona të pa specializuar.

“Një parukier ose estetist nuk e ka idenë se cfarë mund të të ndodh.  botox ka edhe komplikacione si disfaginë, paralizë flaside, diplopi, rënie të vetullës, pra mjeku duke ditur ku injekton, dozën hollimin  ty të jep efektin maksimal dhe të shmang këto lloj  efektesh apo komplikacionesh”, tha më tej Bardhi.

Përballë kësaj situate të njohur nga profesionistët, Shoqata e Mjekësisë Estetike dhe Dermatologjisë Kozmetike, e krijuar 4 vite më parë ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë, regjistrimin e Botox si medicament, por edhe hartimin e një kuadri ligjor për përdorimi e tij.

“Kemi kërkuar takim në ministri dhe kemi kërkuar që të regjistrohet si medikament, pasi botox është medikamnet, dhe nuk mund të aplokojë një parukier dhe një estetist një medimamet”, shtoi Bardhi.

I shpikur 35 vite më parë, botox është aprovuar fillimisht për qëllime mjeksore dhe jo estetike. Sot botox përdoret në të gjithë botën për migrenën, kontrrollin e djersitjes, bruksizmin dhe sëfundi edhe për depresionin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026