Skandali me mikrokreditë, PD: Piramidat e Ramës kanë dëmtar 103 mijë qytetarë!

23 Maj 2024 | 12:05

Sekretari për Programin në PD, Arbi Agalliu, ka reaguar për skandalin e mikrokredive që ka dëmtuar rreth 103 mijë qytetarë. Në një deklaratë për mediat, Agalliu shprehet se kjo skemë mashtrimi vazhdon të jetë ende në process. Ai tha se institucionet financiare janë ngritur dhe toleruar nga kryeministri dhe zyrtarët e koruptuar.

Deputeti i PD, gjithashtu thotë se “çdo veprim i paligjshëm i kryer nga këto piramida moderne është bërë me miratimin e kryeministrit”.

Ai apeloi që SPAK t’i shkojë deri në fund kësaj skeme masjtruese dhe të dërgojë përpara drejtësisë përgjegjësit.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DEPUTETI, ARBI AGALLIU

Piramidat e Edi Ramës kanë dëmtar 103 mijë qytetar dhe rreth 20 mijë prej tyre vazhdojnë të jenë në proçes mashtrimi nga institucionet financiare që janë frymëzuar, ngritur dhe toleruar nga ai dhe shpura e zyrtarëve të korruptuar.

510 milionë euro janë paguar nga qytetarët më të pamundur të shoqërisë shqiptarë të cilët të presionuar nga funksionarët publik janë detyruar të paguajnë detyrime që nuk i kanë marrë kurrë.

570 milionë euro asete janë bllokuar ose kaluar për llogari të këtyre mashtruesve financiar si pasojë e lejimit të proçedurave të paligjshme nga ana e hipotekave apo si pasojë e mos ushtrimit të kontrollit të organeve kompetente mbi përmbaruesit që kanë shkelur ligjin për të ndihmuar këto piramida moderne të ideuara dhe mbështetura nga Edi Rama dhe mëkëmbësit e tij.

Çdo veprim i paligjshëm i kryer nga këto piramida moderne është bërë me miratimin Edi Ramës i cili ka pasur diejeni të plotë për veprimtarinë e tyre  minimalisht që prej vitit 2020 dhe ka zgjedhur të hesht dhe të mos marr asnjë masë për të parandaluar këtë krim që ka prekur 103 mij shqiptar.

Partia Demokratike e Shqipërisë i bën thirrje Prokurorisë së Posaçme SPAK që të çojë deri në fund hetimet e nisura për këtë skemë gjigande mashtrimi si dhe të marri në përgjegjësi penale të gjithë zyrtarët e lartë që kanë pasur dijeni për të dhe e kanë lejuar duke filluar nga Edi Rama dhe e gjithë shpura e tij e korruptuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026