Skandali me Osmanin në Shkup, Ali Ahmeti: Skuqem nga turpi i tyre, na sollën Putinin
Pas skandalit diplomatik në aeroportin e Shkupit ndaj Presidentës së Kosovës Vjosa Osmani, ka reaguar edhe Ali Ahmeti, lider i Bashkimit Demokratik për Integrim në RMV.
Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Ahmeti dënon me ashpërsinë më të madhe skandalin.
Ai thotë se skuqet nga turpi i atyre që u përfshinë në këtë skandal diplomatik dhe shtoi se në Maqedoninë e Veriut kanë sjellë në qeveri Presidentin e Rusisë Vladimir Putin dhe atë të Serbisë Aleksandër Vuçiç.
“E dashur Presidente, më vjen shumë keq për incidentin dhe skandalin e papranueshëm diplomatik në aeroportin e Shkupit dhe e dënoj në formën më të ashpër të mundshme.
Unë skuqem nga turpi i tyre dhe lus të gjithë vëllezërit dhe motrat në Kosovë, por edhe qytetarët tanë, që ti falin për arsye se nuk dijnë se ç’bëjnë.
Kur nuk kanë turp të shkelin mbi popullin e vet, mbi vullnetin demokratik të qytetarëve në zgjedhje e të vihen në shërbim vazal e servil të tjetër kujt duke na sjell Putinin e Vuçiqin në Qeveri, atëherë si pyet askush për asgjë dhe na turpërojnë çdo ditë, nga disa herë me rradhë”, përfundon Ahmeti.
LEXONI GJITHASHTU:
Detaje të reja nga ngjarja në Podujevë, katër të plagosurit raportohen jashtë rrezikut për jetën
Të shtëna me armë në qendër të Podujevës, 3 të plagosur
Lojërat Mesdhetare, Kosova: Franca ndër aleatet kryesore në organizimin e ngjarjes sportive
- 20:13 Polonia: Hungaria i hoqi statusin e refugjatit ish-ministrit në arrati, Zbigniew Ziobro
- 20:09 Ambasada e SHBA i bën thirrje qytetarëve të saj: Shmagni demostratën në bulevard
- 20:03 Samiti i NATO-s në Ankara, Zelenskyy kërkon ndihmë për mbrojtjen ajrore
- 19:50 Largimi i Hasan Ferracakut nga “arresti në shtëpi”, AMP arreston 4 efektivë policie (EMRAT)
- 19:42 Nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë
- 19:28 Komediani i famshëm turk arrestohet për fyerje të Islamit, u prangos në aeroportin e Stambollit