Skema e grabitjes më të madhe kohët e fundit: Si gjeorgjianët morën 200 mijë €

11 Tetor 2024 | 11:32

Policia ka zbardhur një prej grabitjeve më të mëdha të kohëve të fundit në Tiranë, ku një taksist u sulmua dhe iu vodhën 200 mijë euro. Hetimet intensive çuan në identifikimin e autorëve, një grup prej katër shtetasish gjeorgjianë: Levan Kiria, Tengiz Natchkebia, Noshrevani Kutalia dhe Yousuf Bozkurt.

Skema e grabitjes përfshinte katër persona. Dy prej tyre shkuan me motor te makina e taksistit në zonën e ish-Bllokut, ndërsa dy të tjerë prisnin me makinë pranë stadiumit Dinamo. Pasi kryen grabitjen, autorët u larguan me makinën duke lënë motorin në vendngjarje. Policia ka sekuestruar motorin, i cili rezultoi se ishte blerë nga një shtetas rus. Hetimet sugjerojnë se mund të ketë edhe persona të tjerë të përfshirë, të cilët kishin informacion për transportimin e parave.

Grabitja ndodhi kur taksisti po parkonte automjetin e tij në ish-Bllok. Autorët thyen xhamin e pasëm të makinës dhe morën një qese që përmbante rreth 200 mijë euro. Taksisti, i cili punonte gjithashtu si korrier për një pikë këmbimi valutor, kishte marrë paratë nga pika e këmbimit për t’i dorëzuar në bankë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026