Skema mashtruese me piramidat online, gjykata lë në burg 4 nga të arrestuarit

17 Shtator 2025 | 15:34

“Arrest me burg” me afat 60- ditor ka vendosur Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier për 4 prej të arrestuarve në kuadër të operacionit policor të koduar XUEX për goditjen e skemave piramidale online dhe “Detyrim Paraqitje” për dy kamarierët Emanuel Taullau dhe Flavio Mukaj.

Arbër Çela, Emanuel Taullau, Flavio Mukaj, Marius Kodra, Brunilda Ndini dhe Brunilda Todi kanë mbërritur në gjykatë rreth orës 8:30 të ditës së sotme të shoqëruar nga dy fugonë policie, ndërsa në ambientet e jashtme ndodheshin familjarë të tyre.

Në seancën me dyer të mbyllura ata kanë dhënë dëshminë e tyre para trupës gjykuese të përbërë nga gjyqtar. Genci Busho dhe prokurore Jonida Allushi. Seanca është ndërprerë pas gati tre orësh ndërsa vendimi është dhënë në orën 14:30.

Mësohet se para togave të zeza, 6 të akuzuarit kanë thënë se janë viktima të situatës. Ndërkohë për mediat nëna dhe tezja e një prej të arrestuarve, kamerierit Emanuel Taullau ka pohuar se nuk e dinin që kjo ishte e gabuar. “Ia dhashë vetë lekët djalit”, ka thënë nëna e Emanuelit.

Mbi 6 të akuzuarit rëndojnë akuzat “ Skema piramidale online” dhe “Mashtrim kompjuterik”. Ndërkohë, operacioni i bluve të Fierit vijon dhe pritet që në ditët në vijim të  ketë edhe arrestime të tjera, ndërsa në kërkim janë edhe çifti i bashkëshortëve Erledio dhe Alma Shebeku.

Operacioni u shtri në disa qytete, por filloi dhe u finalizua në Qarkun Fier, ku rezulton edhe numri më i lartë i të mashtruarve, veçanërisht në Lushnje dhe Divjakë, ku pjesë e skemës kanë qenë edhe punonjës të administratës shtetërore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Momenti kur protestuesit hedhin vezë në drejtim të mjetit të ministrit Nufi (VIDEO)

Përplasjet dhe tensionet para godinës së Kuvendit po vijojnë prej disa orësh protestuesit kanë shënjestruar mjetet e ministrave dhe forcat e rendit. Në shënjestër ka...
12:21 | 23/07/2026

Ministrja Ismaili opozitës: S’keni moral të flisni për protesta, kujtoni qeverisjen tuaj

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili deklaroi sot në kuvend  se Partia Demokratike nuk ka legjitimitet moral të flasë për protestat. Ismaili...
12:18 | 23/07/2026

Lamallari në Kuvend: Policia vepron sipas ligjit, opozita të distancohet nga dhuna dhe personat me kapuç

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, iu përgjigj në seancë plenare interesit të deputetëve të opozitës lidhur me mjetet e përdorura nga Policia e...
12:08 | 23/07/2026