‘Skenar për kapjen e Kushtetueses’, Berisha: Braho duhet të thirret në Prokurori
Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se deklarata e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Spartak Braho se gjatë protestës së 8 janarit në selinë e PD do të vritej një deputet ishte shantazh.
Sipas tij e gjitha është një skenar i Edi Ramës për të fituar shumicën në Gjykatën Kushtetuese.
Berisha iu referua këtu deklaratës së Brahos se gjatë protestës do të vritej deputeti Enkelejd Alibeajt, bashkëjetuesja e të cilit, Marsida Xhaferllari është anëtare e Gjykatës Kushtetuese dhe sipas Berishës, Ramës i duhet vota e saj për të shkarkuar presidenti Meta.
“Një njeri që njofton se do të vritet një deputet, ai njeri duhet të thirret që të nesërmen në Prokurori. Duhet të tregoi ose është bashkëpunëtor në krim. duhet të ndiqet penalisht nëse nuk jep prova dhe fakte”, tha Berisha.
Menjëherë pas kësaj deklarate, Berisha tha se Rama i dërgoi truproja dhe këtë gjë ai e konsideroi si “shantazh të neveritshëm”.
“U duhet vota e saj (znj. Xhaferllari). Kjo është pastër një shantazh i turpshëm”, deklaroi Berisha.
Ish-kryeministri e cilësoi Brahon si xhelat të diktaturës që ka përndjekur ish-të përndjekur politikë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Berisha: Për hir të qëndrimit tim ndaj ligjit do shkoj në Prokurori
- Berisha paralajmëron ‘opozitë të vërtetë’: S’do ta lemë që Portin e Durrësit ta marrë Basha e Rama
- Gazetari Tela për ngjarjet e 8 janarit: Imazhi më trishtues në Shqipërinë e 2022
- Sali Berisha: Ky është revolucion për lirinë e demokratëve
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 09:41 Guterres: Inovacioni ka nevojë për parmakë mbrojtës. Nëse IA do të jetë e fuqishme, ajo duhet të qeveriset
- 09:32 Skandali ndërkombëtar, zbulohet nga Europol rrjeti i burrave që drogonin gratë e tyre e më pas i dhunonin
- 09:32 FBI: Kemi sekuestruar mbi 600 dronë që fluturonin mbi stadiumet ku zhvilloheshin ndeshjet e Kupës së Botës
- 09:18 Real Madrid përforcon mbrojtjen, nënshkruan me Denzel Dumfries
- 09:12 Bonusi prej 2 miliardë dollarësh i Trump paralajmëron rritjen e mashtruesve politikë në të gjithë perëndimin
- 09:05 Ndeshja Angli-Meksikë, Trump i impresionuar nga kapiteni anglez: Kane është një lojtar i shkëlqyer