Skenarët e 11 korrikut, çfarë pritet të ndodhë në protestën e PD

10 Korrik 2024 | 15:30

11 korriku është hera e parë që Partia Demokratike del në shesh për të protestuar pasi mori edhe vulën me siglën zyrtare nga Gjykata e Apelit.

Kjo protestë pritet të jetë një provë force për këtë formacion që tashmë synon që të afrojë afër vetes edhe ata demokratë që deri para 11 qershorit kanë mbështetur Bashën për hir të logos.

Për shkak të temperaturave të larta që gjatë ditës pritet t’i kalojnë 40 gradët, protesta është vendosur që të nisë prej orës 20:00 të mbrëmjes.

Gjithashtu ky orar është vendosur si më i përshtatshmi për të gjithë ata mbështetës të opozitës që do të vijnë nga rrethet.

Sipas asaj që është bërë me dije deri më tani, do të jenë më shumë se 10 folës, në një miksim mes figurave kryesore të partisë dhe disa personaliteteve të rinj që janë afruar me PD së fundi.

Sali Berisha edhe këtë herë, si në 20 shkurt, në kushtet e arrestit të shtëpisë do i drejtohet protestuesve përmes platformave online që do të transmetohet në podiumin që do të ngrihet përballë kryeministrisë.

Ndërkohë parakalimin tradicional nga selia blu drejt bulevardit “dëshmorit e kombit” do e prijnë 4 nën kryetarët e partisë dhe sekretari i përgjithshëm Noka.

Sa i përket kohëzgjatjes, me përjashtim të ndonjë eskalimi momental, protesta pritet të zgjasë rreth 2 orë.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026