“Me 11 korrik, të gjithë në Tiranë”, Berisha: Të ngrihemi kundër këtij regjimi
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, bëri thirrje për një protestë masive më 11 korrik në Tiranë, duke kërkuar që shqiptarët të ngrihen kundër regjimit aktual që po boshatis vendin.
Berisha përmendi se nga viti 2014 deri në 2022, 37.8% e shqiptarëve janë larguar nga vend.
Ai e konsideron këtë një boshatisje të tmerrshme dhe shkatërrim të kombit.
Njoftim për shtyp:
Miqtë e mi, kanë kaluar 34 vjet nga ajo ditë dhe mësimi më i madh prej asaj dite është se para guximit të të rinjve shqiptarë nuk ka mur, nuk ka barrierë, nuk ka forcë në botë që mund të rezistojë.
Ndaj dhe ajo ditë e kryengritjes paqësore të të rinjve të Tiranës, le të jetë një ditë frymëzimi për të rinjtë e sotëm dhe të gjithë shqiptarët, të ngrihemi në një betejë kundër këtij regjimi, i cili në mënyrën më të pamëshirë, më antishqiptare po boshatis Shqipërinë.
Po kryen gjenocid me largimin me kushte të llogaritura të shqiptarëve.
Shqipëria sot më shumë se kurrë ka nevojë të mbrohet nga bijtë dhe bijat e saj.
Shqipëria sot më shumë se kurrë ka nevojë të kthehet shpresa në tokën e saj.
Miqtë e mi, nga viti 2014 deri në vitin 2022, në 8 vite, sipas Eurostat, statistikave britanike dhe të SHBA, nga Shqipëria janë larguar 37.8 përqind e shqiptarëve.
Në qoftë se i shtojmë kësaj shifre shqiptarët e larguar për në Lindjen e Mesme, Norvegji, Zvicër, Kanada, Australi dhe vende të tjera, ju garantoj se kjo shkon në 40 përqind.
Kjo është boshatisje e tmerrshme e kombit. Ky është shkatërrim me shpejtësi të rrufeshme.
Ndaj o sot o kurrë, t’i dalim zot këtij vendi.
Me 11 korrik, të gjithë në Tiranë, ku jemi e nuk jemi, në betejë me narkoshtetin.
LEXO GJITHASHTU:
AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
“PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
- 22:10 “PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset