SKENARI/ Irani “ul kokën” para SHBA, hap Ngushticën e Hormuzit! Fati i negociatave

10 Prill 2026 | 21:21

Ish-ministri i Brendshëm i Kosovës, Bejtush Gashi i ftuar këtë të premte në emisionin “Balkan Talks” me Franko Egron në Euronews Albania ka folur lidhur me bisedimet që priten të zhvillohen mes SHBA-së dhe Iranit për zgjidhjen e luftës.

Ai theksoi se palët kanë vullnet për të zgjidhur situatën por shtoi se problem mbetet se ata kanë mospajtime në disa pika. Ndër të tjera Gashi tha se nuk është optimist se mund të ketë një zgjidhje në këtë raund pasi ritheksoi se ka mospajtime rreth pikave.

“Lajm premtues është fakti se dy liderë përkatësisht dy zyrtarë të lartë udhëheqin bisedimet. Ç’ka është një sinjal, se palët në konflikt janë të vullnetshme që të zgjidhin problemet dhe të fillohet me bisedime rreth pikave konkrete. Nuk jam shumë optimist se mund të kemi një zgjidhje në këtë raund të bisedimeve për faktin se ka mospajtime dhe kontestime rreth këtyre pikave.

Megjithatë mbështetur në presionin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pasur direkt nga opinioni i brendshëm si dhe presionet që asaj ju kanë bërë edhe në rrafshin diplomatik. Pastaj ç’ka është shumë me rëndësi, ndoshta do ta trajtojmë më vonë, ndikimi në terma strategjik dhe impakti i debatit që ka nxjerrë domethënë kjo luftë. Kanë ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë që objektivat të cilat janë planifikuar, nuk janë përmbushur deri në fund.

Për faktin se është menduar që fazë e parë të ndërrohet sistemi. U pa se është vështirë vetëm përmes ndërhyrjeve ushtarake që të ndikohet që të ndërrohet sistemi. Pastaj në faza të tjera për shkak të ristrukturimit taktik të gardës dhe njësite reaguese nuk është përmbushur objektivi i 100% i planifikuar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të paralizojnë në tërësi sistemin e mbrojtjes të Iranit”, tha ai ndër të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE

Profesori Enver Bytyçi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ me Franko Egron në Euronews Albania ka folur lidhur me refuzimin e 8...
19:12 | 11/07/2026

“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi

Në një lidhje live për Euronews Albania me gazetarin Franko Egro, analisti Valon Arifi komentoi zhvillimet e fundit politike në Serbi dhe mundësinë e zgjedhjeve...
18:30 | 27/06/2026

Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president

Aktivisti Valon Arifi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ në Euronews Albania ka folur lidhur me mitingun që do të zhvillohet në...
18:20 | 27/06/2026