Skënder Hita takohet me drejtuesin e Lartë të Policisë italiane: Bashkë në luftën kundër krimit të organizuar
Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, mirëpriti në ambientet e DPPSh-së, Drejtorin e Shërbimit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar Policor, Drejtues i Lartë i Policisë italiane, Lorenzo Bucossi.
Në fokus të takimit ishte ecuria e bashkëpunimit shumë të mirë ekzistues ndërmjet policive të të dy vendeve.
Drejtori i Përgjithshëm Skënder Hita garantoi Drejtuesin e Lartë Lorenzo Bucossi, se marrëdhëniet shumëdimensionale mes dy policive do të forcohen akoma më shumë.
Nga ana e tij, Drejtuesi i Lartë Lorenzo Bucossi vlerësoi gatishmërinë, vendosmërinë dhe vizionin e Drejtor Hitës, për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe e ftoi atë për një vizitë pune në Policinë italiane.
Gjatë takimit u diskutuan prioritetet e bashkëpunimit hetimor dhe operacional, duke përfshirë shkëmbimin e informacionit dhe koordinimin e veprimeve të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme, si dhe intensifikimin e masave për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike dhe të trafikimit të lëndëve narkotike.
Në fokus të takimit ishte edhe vijimi i operacioneve të përbashkëta për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.
Po ashtu, u theksua rëndësia e bashkëpunimit gjatë sezonit turistik, për praninë e policëve italianë në Durrës dhe Vlorë, në mbështetje të Policisë së Shtetit, si dhe forcimi i bashkëpunimit mes akademive të Policisë, në fushën e trajnimit dhe edukimit policor.
Në këtë kuadër, u dakordësua që një punonjës i Policisë së Shtetit të ndjekë studimet në Akademinë e Policisë në Itali.
Në takim morën pjesë edhe Drejtori i Departamentit për Policinë Kriminale, Drejtues i Lartë Neritan Nallbati, Drejtori i Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Drejtues i Lartë Pëllumb Seferi, Giuseppe Giliberti, Drejtues i Parë i Policisë së Shtetit të Italisë, si edhe Eksperti për Sigurinë në ambasadën italiane në Shqipëri, Drejtues i Parë i Policisë italiane, Fulvio Manco.
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 19:18 Përplasje verbale në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kuçana çohet dhe kundërshton propozimet e Berishës në sallë! Kreu i PD: Ilirjana qetësohu
- 19:07 LISTA/ Berisha propozon emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët deri tek drejtuesi i diasporës
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë