Skënder Hita takohet me studentët tek Akademia e Policisë: Përballoni sfidat me përgjegjësi dhe dinjitet

8 Maj 2026 | 13:32

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, zhvilloi një takim me studentët e Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit, si dhe me punonjës policie që po trajnohen në Akademinë e Sigurisë.

Gjatë fjalës së tij, Hita theksoi rëndësinë e përkushtimit, integritetit dhe profesionalizmit në shërbim të qytetarëve. Më tej, ai u drejtohet të rinjve që të përballojnë sfidat me përgjegjësi dhe dinjitet dhe shpreh mbështetje të plote ndaj tyre.

“Të dashur studente dhe studentë,

Zgjedhja juaj për t’iu bashkuar Akademisë së Sigurisë është për t’u vlerësuar, një zgjedhje e rëndësishme për jetën tuaj dhe për kontributin në shoqëri. 

Është një vendim që flet për guxim dhe për dëshirën për t’i shërbyer vendit, dhe pa diskutim kjo zgjedhje kërkon përkushtim, disiplinë dhe ndjenjë përgjegjësie.

Akademia është e akredituar nga Ministria e Arsimit, me standarde bashkëkohore dhe e integruar me praktikat më të mira ndërkombëtare.

Ju studioni me kurrikula të Akademisë së Policisë italiane, ndërsa edhe trajtimi financiar është në parametra të kënaqshëm.   

Do t’ju këshilloja për tre gjëra: merreni seriozisht dijen, ruani integritetin dhe mos harroni pse keni zgjedhur këtë rrugë.

Besimi i qytetarëve fitohet çdo ditë, me ndershmëri dhe përgjegjësi.

Shqipëria ka nevojë për ju, ne kemi nevojë për ju. Unë besoj te ju dhe keni mbështetjen time të plotë. 

Ju uroj suksese dhe ju inkurajoj ta përballoni çdo sfidë me dinjitet dhe me përkushtim.”  

Më tej, Drejtori i Përgjithshëm takoi edhe punonjës policie në trajnim për hetimin e krimit, duke theksuar rëndësinë e rritjes së vazhdueshme profesionale për përmbushjen e detyrës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026