Skënderbeu fiton finalen e parë në volejbollin për femra

22 Prill 2024 | 20:14

Skënderbeu nuk ka zhgënjyer ndaj Tiranës në finalen e parë të volejbollit për vajza, duke e mposhtur në shtëpi në shifrat 3-0. Një përballje që u prit me interes nga tifozëria korcare, që në fund iu gëzua fitores, duke e parë veten më pranë fitimin të titullit. Rivaliteti në parket ishte i madh në të treja setet, që u fituan nga të besuarat e Orlando Kojës në shifrat 25-23, 25-20 dhe 26-24.

Në përfundim të dy teknikët si Koja ashtu dhe Bülent Karslıoğlu analizuan sfidën.

 “Një ndeshje e fituar, fillim i mbarë, play off është e rëndësishme ta fillosh gjithmonë me fitore, shfrytëzuam faktorin fushë, u realizua me 3-0. Mendoj që këto ndeshje janë vazhdim i njëra tjetrës, skuadrat njihen shumë mirë tani, mund të bëhen disa ndryshime të vogla taktike por shkohet në Tiranë për betejën e radhës për fitoren e radhës”,- Orlando Koja-Trajner i Skënderbeut.

“Ndeshja përgjithësisht pati gabime në disa fragmente të lojës. Është e kuptueshme sepse janë finalet dhe ngarkesa psikologjike është e madhe. Ajo çka do të ndodhë në Tiranë do të jetë një histori krejt ndryshe nga ajo që pate në Korçë. Ndikon dhe faktori fushë. Por ndeshja në Tiranë i përket Tiranës”,- Bülent Karslıoğlu-Trajner i Tiranës.

Kapitenja Elena Bego kërkon që skuadra të përmirësohet edhe më tepër, për të fituar më tej titullin, ndërsa dy lojtarët e tjera Perce e Williams besojnë se titulli kampion shkon në Korçë.

“Në qoftë se rregullojmë ato gabimet që bëmë sot që na ndikuan në lojë, mendoj se në Tiranë do jetë më e thjeshtë”,- Elena Bego,Volejbolliste e Skënderbeut.

 “Jam shumë e lumtur që sot fituam. Kërkoj shumë ndjesë tifozëve dhe ekipit sepse sot isha e sëmurë dhe nuk munda të jepja 100% nga vetja. Titulli do të vijë në Korçë. Kjo nuk diskutohet. Ne do të jemi kampionët”,- Fabiana Perce, volejbolliste e Skënderbeut

“Sot kërkuam t’i tregojme Tiranës se nuk ka asnjë ekip që mund të fitojë në fushën e Korçës. Dhe këtë bëmë. Titulli na përket ne. Sot patëm disa gabime të vogla por jam e bindur që këtë vit titulli vjen në Korçë”,-tha Kayla Williams, volejbolliste e Skënderbeut.

Finalja e dytë mes këtyre dy skuadrave është ajo e 24 prillit në kryeqytet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026