Sllovakia miraton shitjen e mishit të ariut, Fico: Do vriten, rrezik për njerëzit
Sllovakia ka miratuar një vendim të debatueshëm për të lejuar shitjen e mishit të ariut të murrmë, një specie e mbrojtur në Bashkimin Evropian, pas planeve për të vrarë rreth një të katërtën e popullatës së arinjve në vend.
ëvizja e fundit e qeverisë populiste të kryeministrit Robert Fico ka nxitur reagime të forta nga grupet mjedisore, opozita dhe autoritetet evropiane.
Sipas planit të miratuar nga kabineti, nga java e ardhshme organizatat nën varësinë e Ministrisë së Mjedisit do të kenë mundësi të ofrojnë për shitje mishin e arinjve të vrarë, për sa kohë që përmbushen standardet ligjore dhe higjienike për sigurinë ushqimore.
Ministri i Shtetit, Filip Kuffa, e mbrojti vendimin, duke thënë: “Ne do të shesim çdo kafshë të qëlluar që plotëson kushtet për konsum. Pse? Sepse mishi i ariut është i ngrënshëm”.
Ai shtoi se ishte shpërdorim që deri më tani trupat e arinjve dërgoheshin për asgjësim.
Vendimi vjen në një kohë kur numri i incidenteve midis njerëzve dhe arinjve është në rritje. Në prill, një burrë humbi jetën pas një sulmi në një pyll në Sllovakinë Qendrore, çka shtyu kryeministrin Fico të njoftonte planet për eliminimin e 350 arinjve, një numër që përkon me të gjithë popullatën e arinjve të murrmë në Spanjë.
“Nuk mund të jetojmë në një vend ku njerëzit kanë frikë të shkojnë në pyll”, deklaroi kryeministri Fico, duke justifikuar vendimin me atë që e cilësoi si një problem të mbipopullimit të arinjve që po përbën kërcënim për sigurinë publike.
Megjithatë, grupet ambientaliste si Greenpeace Slovakia dhe eurodeputeti Michal Ëiezik e kanë kritikuar ashpër këtë qasje. Ëiezik e quajti planin “absurd”, duke argumentuar se mijëra takime të rastësishme të njerëzve me arinjtë ndodhin pa incidente të rënda.
Në një qëndrim të ngjashëm, Greenpeace paralajmëroi se qeveria po injoron ligjet e BE-së për ruajtjen e natyrës dhe rekomandimet shkencore.
Ariu i murrmë klasifikohet si specie “pothuajse e kërcënuar” nga Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) dhe është i mbrojtur rreptësisht sipas direktivave të BE-së. Vrasja e tij lejohet vetëm në raste të jashtëzakonshme, ku nuk ka zgjidhje alternative dhe ekziston rrezik real për njerëzit.
Shitja e mishit të ariut në Evropë është jashtëzakonisht i rrallë, kryesisht për shkak të statusit të mbrojtur të kafshës dhe rregullave të rrepta të BE-së për sigurinë ushqimore.
Autoritetet kanë paralajmëruar për rreziqet shëndetësore që lidhen me konsumin e mishit të ariut, veçanërisht për infeksionin parazitar Trichinella, i cili mund të shkaktojë sëmundje serioze. Mishi duhet të testohet në mënyrë të detyrueshme për larvat e këtij paraziti dhe të gatuhet në një temperaturë të brendshme prej të paktën 70°C për të garantuar sigurinë e konsumatorit.
Pavarësisht paralajmërimeve dhe kundërshtimeve, qeveria sllovake mbetet e vendosur për të zbatuar planin, duke e prezantuar atë si një zgjidhje praktike për një krizë që, sipas saj, po kërcënon sigurinë publike.
LEXONI GJITHASHTU:
Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
BE u jep bizneseve më shumë kohë për të ulur prodhimin e tyre të karbonit, zbulohet kushti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona