“S’marr leksione demokracie nga ty, s’ke lidhje me PD”, Nika-Sota debat për Vlorën
Dy kandidatët e pavarur për kryebashkiak të Vlorës, Dionis Sota dhe Gjergj Nika të cilët rezultuan humbës në zgjedhjet e pjesshme, debatuan në emisionin Now në Euronews Albania lidhur me platformat e tyre.
Sota u shpreh se pati mbështetje shumë të madhe nga PD gjatë fushatës, ndërsa sipas Nikës, Sota nuk ka asnjë lidhje me PD dhe ishte një kandidat i katapultuar që me gjithë mbështetjen dhe muaj të tërë fushatë, mori vetëm 300 vota më shumë se ai me vetëm 5 ditë fushatë.
Debati Nika-Sota
Sota: Kam pasur mbështetje shumë të madhe nga PD. Bëhet fjalë për një batalion komisionerësh, kam vazhduar me të njëjtën strategji që kam shpalosur edhe me partitë e tjera, Shqipëria Bëhet dhe të tjerat që më kanë mbështetur. Kur flasim për mbështetje dhe kur flasim për këto zgjedhje jashtë normales, duhet të themi se PS ka një rënie shumë të madhe, minus 13 mijë vota.
Nika: Nuk mund të marr leksione demokracie nga Dionisi që nuk ka asnjë lidhje me PD, ka ardhur si kandidat i katapultuar, unë kam më shumë peshë se ai në PD.
Sota: Ku e patë gjykimin dhe intimidimin, po mashtron.
Nika: Ka qenë një garë e identifikuar me dy kandidatura të majta, ka 2-3 javë që them se nuk kalon më shumë se 12-15 për qind pjesëmarrja, Vlora ka qenë i vetmi vend që ka bërë politikë dhe ka bojkotuar edhe PD edhe PS. Unë kam marrë 10 për qind të votave me 5 ditë fushatë, vetëm, pa komisionerë dhe pa mbështetje.
LEXONI GJITHASHTU:
PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA
“Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve
Përplasen 5 makina në autostradën Tiranë-Durrës, krijohet trafik i rënduar (VIDEO)
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara