“S’më thanë gjë, thjesht më rrahën”, flet punonjësi i pastrimit që u dhunua në Vlorë
Një ngjarje e dhunshme ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku një 61-vjeçar, punonjës i Ndërmarrjes së Pastrimit, është goditur brutalisht nga dy të rinj.
Ngjarja ka ndodhur pranë postës së Çoles, teksa i moshuari ishte duke ushtruar detyrën me mjetin e tij të punës.
Sipas dëshmisë së viktimës, dy të rinj janë afruar me një furgon, kanë zbritur dhe pa asnjë paralajmërim kanë nisur ta godasin në trup dhe në kokë, duke i shkaktuar dëmtime të shumta, përfshirë plagë në kokë dhe syrin e djathtë.
“Isha te posta e Çoles. Më vjen një furgon dhe më ndalon, më zë rrugën dhe zbresin të dy poshtë. Ishin dy djem të rinj, me ngjyrë, nga 25-30 vjeç. Filluan të më godasin, më hynë këmbës dhe dorës. Mbas me lanë me gjak, tentuan të hipnin në furgon. Unë u zura rrugën me mjetin e punës që të mos iknin, sa të vinte policia. Ata zbritën përsëri dhe më rrahën prapë. I hipën furgonit dhe ikën. S’e di pse lindi konflikti, s’e imagjinoj dot. S’kam pas konflikt as ndonjë gjë me ta. Ata veçse zbritën dhe më goditën. As më pyetën, as më thanë asgjë, as haber. Vetëm në fund më thanë: ‘E shko në polici po deshe. Më erdhi dikush i afërt i tyre në spital dhe më tha që i kam dorëzuar vetë në polici. Sa e vërtetë është, s’e di. Kam thyerje këtu, do bëjmë konsultat dhe raportin mjeko-ligjor. Ma morën dëshminë”, – është shprehur 61-vjeçari për mediat.
Burime të pa konfirmuara dyshojnë se konflikti ka nisur pasi punonjësi i pastrimit mund të ketë prekur furgonin e tyre me mjetin e punës.
Sipas Policisë së Vlorës, falë hetimeve të shpejta dhe kqyrjes së kamerave të sigurisë, janë identifikuar dhe arrestuar autorët e ngjarjes:
- S., 37 vjeç, banues në Vlorë, me precedent penal për “Plagosje të rëndë me dashje”, kryer me armë zjarri;
- N., 30 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
LEXONI GJITHASHTU:
“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia