SMS mashtruese në WhatsApp, ekspertët: Mos e klikoni, marrin informacione

9 Prill 2025 | 17:13

Një mesazh që kërkonte të votohet një vajzë për të fituar një bursë shkolle është shpërndarë me shpejtësi në aplikacionin WhatsApp.

Ekspertët e sigurisë kibernetike konstatuan se ishte një skemë mashtrimi që iu ishte dërguar kontakteve të afërta.

“Pasi viktima klikon në këtë link, ridrejtohet në një faqe që simulon një platformë votimi dhe i kërkon të vendos numrin e telefonit si dhe autorizimin për llogarinë WhatsApp duke përdorur një kod verifikimi me 8 karaktere.

Nëse autorizohet në WhatsApp-in e përdoruesit, aktorët keqdashës marrin akses të plotë në llogarinë WhatsApp të viktimës, të cilën e përdorin për të përhapur më tej fushatën dhe potencialisht për të mbledhur informacione sensitive të ruajtura në këtë aplikacion”, thotë Sara Qoshi, përgjegjës Sektori i Mbrojtjes, Menaxhimit dhe Reagimit të Incidenteve Kibernetike.

Menjëherë Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike vuri në dijeni qytetarët ku iu kërkoi të bënin kujdes.

“Ekipi i ekspertëve ka hartuar një analizë teknike të cilën e kemi publikuar ne websiten zyrtar aksk.gov.al”, shprehet ajo.

Mashtruesit kibernetikë gjithnjë e më shumë po i avancojnë metodat e tyre ku duke përdorur edhe Inteligjencën Artificiale i bëjnë më të besueshme për përdoruesit e aplikacioneve, ndaj vëmendja duhet të jetë maksimale.

“Rekomandojmë për qytetarët të cilëve mund t’iu vijë një mesazh i tillë në rrjetet e tyre sociale, jo vetëm në Whatsapp sepse tani me anë të Inteligjencës Artificiale këto si fushata sa vijnë dhe sofistikohen, por qëllimi i tyre është i njëjtë, për të mashtruar qytetarët dhe rekomandojmë për qytetarët që t’i injorojnë këto linqe, pra mos t’i klikojnë dhe mos të vendosin të dhënat e tyre”, tregon  ekspertja.

Rekomandimi tjetër është që të shihni nëse keni pajisje të tjera të lidhura në aplikacionin tuaj të Whatsappit.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar

Një ngjarje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Babrru, në territorin e Komisariatit të Policisë Kamëz. Sipas informacionit paraprak, rreth orës...
21:30 | 26/06/2026

Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën marshimin e natës në rrugët e kryeqytetit, me pankarta kundër qeverisë...
21:23 | 26/06/2026

Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)

Dy turiste nga Holanda janë shpëtuar nga shërbimet e Policisë së Shtetit, pasi mbetën të bllokuara në zonën e Shpellës së Pëllumbasit, në fshatin Pëllumbas,...
20:31 | 26/06/2026