S’mund të identifikojmë variantin Omicron, thotë kreu i Mikrobiologjisë

30 Nëntor 2021 | 07:40

Nuk mund të kryejmë dot në Shqipëri analizë të posaçme për të identifikuar variantin e ri të COVID, Omicron. Kështu u shpreh për emisionin “Mirëmëngjes” shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë në Qendrën Spitalore Universitare, Andi Koraqi.

Ai sqaroi se monstrat i çojnë jashtë vendit, në laboratorë më të specifikuar për të identifikuar variantet e reja të COVID.

“Të gjitha mutacionet dallohen me sekuencim. Ajo që e vërteton dhe e bën të mundur identifikimin e variantit është sekuencimi. Ne nuk bëjmë sekuencim, por mbështetemi nga OBSH. I çojmë shtamet në laboratorë të referencës për të bërë sekuencim”, tha mjeku.

Ai nënvizoi se varianti i ri ka aftësinë që të përhapet më shpejt nga të gjitha versionet që janë zbuluar deri më tani.

Mjeku nënvizoi se nuk dihet ende në ky virus i ri i reziston vaksinave anti-COVID apo jo. Ai shtoi se në Shqipëri masat anti-COVID janë të mjaftueshme, por duhet të respektohen.

Për këtë variant të ri ka pasur një reagim nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila nënvizon se ende nuk dihet nëse Omicron është më shumë i transmetueshëm, shkakton sëmundje më të rëndë, më shumë riinfektime apo ka më shumë rrezik për të mposhtur vaksinat.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022